Komunikimi i të rriturve me fëmijët është baza ku ndërtohet edukimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lira Gjika

Edukimi është ai proçes njohje dhe të mësuari, që fëmija e realizon vetë nëpërmjet modeleve që mjedisi i ofron. Komunikimi i të rriturve ndërmjet tyre dhe sjellja konstante e të rriturit me fëmijën, pavarësisht situatës apo ngarkesave emocionale, janë baza ku ndërtohet edukimi. Pjesa tjetër, është e gjitha punë e fëmijës. Edukimi nuk realizohet me urdhëra dhe komanda nga të rriturit. Edukimi është ai proçes, që nis në fillimet e jetës kur njeriu vjen në këtë botë dhe merr udhë eksplorimi i vetes dhe njerëzores. Ai ashtu i vogël, i pafuqishëm, por me energji të kondesuara, punon papushim, për tu bërë i pavarur dhe për të mësuar fjalën. Fëmija, ia ngul sytë të rriturit tek goja dhe vështron mimikën, lëvizjet dhe xhestikulacionet e tij. Ai lëviz pafund, muskujt e fytyrës, të gjuhës, të qafës, të këmbëve, të duarve, ashtu sic bënë i rrituri, që ecën, që flet, që lëviz. Deri këtu gjithçka është në dorën e fëmijës, pasi të rriturit mendojnë, që ai nuk kupton gjë, të paktën në vendin tonë. Kur ai fillon të fusi duart në gojë, të rriturit mundohen ta pengojnë, pa i shkuar në mëndje se ai veprim është një hallkë në proçesin e gjatë të njohjes. Më pas, kur fillon të eci, nga frika e rrëzimit, e pengojnë të eksperimentojë të plot këtë proçes. Proçesi I rritjes i ofron të dyja anët, kënaqesinë dhe frikën. Femija mëson dhe shijon kënaqësin e të levizurit vetë, por edhe rrëzimi që e tremb, mund të kthehet në eksperiencë të shëndetëshme, nëse të rriturit do të kontrollojnë ankthin dhe padurimin e tyre. Ata duhet të qëndrojnë konstant duke inkurajuar me zë të qetë dhe duke zgjedhur fjalët. Komandat sipas ngarkesës emocionale të të rriturve nuk janë suport, përkundrazi pengojnë edukimin dhe shtojnë konfuzionin e fëmijës. Edukimi është ajo formë të mësuari, që rrënjoset në pavetëdije dhe mundëson kryerjen e veprimit pa patur nevoj të mendohet, si p.sh fjalët e mirësjelljes, mënyra e të ngrënit, tonaliteti i zërit, mënyra e të sjellurit në ambjente jashtë familjes apo me persona të panjohur. Në praktikën tonë, etika e komunikimit i rritur- i parritur është e mangët. Ajo zhvillohet më shumë në baze frikës, etiketimit dhe kërcënimit dhe jo nëpërmjetë respektit, durimit dhe përgjegjësisë së të rriturit. Sjellja është pasoj, e mësuar dhe e imponuar nga i rrituri. Fëmija sillet ashtu siç sillen të rriturit me njëri tjetrit apo siç i drejtohen të rriturit atij, fëmijës, kur janë të tensionuar ose të paduruar. Në mënyrën e edukimit tonë gabimin e gjejmë tek fëmija. I rrituri nuk i shkon në mendje që fjala e të rriturit, është e rëndë për aftësinë e brishtë gjuhësore të fëmijës. Ai, fëmija, do të dojë të veprojë siç kërkon i rrituri, por nuk e di çastin e duhur, kur duhet ti përdori ato që i rrituri kërkon. I rrituri, nuk vepron në bazë të etikës që pretendon nga fëmija, Ai, i rrituri, përdor më shumë pasthirrma të tipit: ej, na, o ti, ore etj, pra modeli është pa fjalë “magjike”

Lexo edhe :  Ben Andoni: Pse Berisha e lë turbull PD-në?!

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Ministri Hasani: Anëtarësimi në BE është qëllim kombëtar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në panelin e organizuar për vendet e...

Gjykata Federale ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kanë shkelur ligjin federal duke dërguar trupat e Gardës Kombëtare në mbrojtje të...

Merkatoja na dha një sinjal: Champions League ndahet mes Realit dhe Liverpool

Liverpool duket skuadra e vetme e cila mund të rivalizojë me Real Madrid në Champions League këtë sezon. "Të kuqtë" kanë bërë një revolucion thuajse...

Kur do përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të përgatitet...

“Topi i Artë? Si mund ta them se nuk e dua? Dua edhe Champions”

Lamine Yamal ka shumë ëndrra. Ai sivjet është midis 30 kandidatëve për Topin e Artë. Mund edhe ta fitojë, por favorit duket francezi Ousmane...

Lajme të tjera

Web TV