Moto GP/ Rosi thotë se rikthimi i Markezit është i vështirë, mjeku Kosta e hedh poshtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mark Markezi i mungon pistave të nivelit më të lartë të Botërorit të Motoçiklizmit, Moto Xhi-Pi dhe rikthimi i tij është rikthyer tanimë në një çështje më vete. Për legjendarin Valentino Rosi, rikthimi i spanjollit nuk ka për të qenë i lehtë, por një gjë e tillë hidhet poshtë nga mjeku i Markezit, Klaudio Kosta.

“Një dëmtim si ky lë gjurmë në trup dhe në mendje. Në aspektin fizik, duhet kuptuar nëse ka shqetësime për t’i dhënë motorit dhe mendërisht duhet kuptuar nëse ka frikë.” Kjo ishte deklarata e Valentino Rosit, pasi u pyet për dëmtimin e Mark Márkezit dhe si do të jetë kthimi i tij në Kampionatin Botëror të MotoGP.

Një kthim i planifikuar për në Çmimin e Madh të Teruelit, më 25 tetor 2020, ose atë të Evropës, më 8 nëntor 2020, megjithëse nuk përjashtohet që Marku duhet të presë ende deri në Çmimin e Madh të Valencias, më 15 nëntor 2020, që të kthehet mbi motor.

Por mjeku i pilotit spanjoll të “Honda”-s zyrtare, Klaudio Kosta, ndryshe nga i mbiquajturi “Doktor Rosi”, parashikon që Markezi do të rikthehet në pistë, do të jetë i suksesshëm dhe pa ndonjë pasojë fizike, vetëm pasi të jetë shëruar plotësisht shpatulla e tij e djathtë.

“Rrëzimet gjithnjë e kanë forcuar Márkezin, siç ndodhi edhe në 2012-ën kur ai iu nënshtrua një operacioni në sy pas një rënie. Nga fatkeqësia, Márku ngrihet më i fortë se më parë dhe unë e them nga përvoja e drejtpërdrejtë. Prandaj them që sapo kocka të shërohet, ai do të kthehet më i fortë se më parë”, – tha mjeku Kosta.

Prej 44 vitesh që merret me dëmtimet e pilotëve, mjeku sqaroi edhe njëherë se ngjitja që i është bërë këtë radhë kockës te shpatulla e pilotit spanjoll do t’i garantojë atij shërimin e plotë dhe mund të drejtojë motorin pa asnjë problem, për t’u rikthyer edhe më konkurrues./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ter Stegen vijon “luftën” me Barçën, nuk nënshkruan asnjë raport mjekësor

Marc-Andre ter Stegen vazhdon t’i rezistojë me vendosmëri presionit nga Barcelona dhe refuzon të nënshkruajë raportin mjekësor që klubi po...

Son prezantohet tek Los Angeles: “Nuk ishte zgjedhja ime e parë, më mbaruan energjitë”

Pas dhjetë vitesh te Tottenham, Son Heung-min mbërrin në MLS dhe tashmë po i jep flakë Los Angelesit. Sulmuesi korean është prezantuar zyrtarisht si lojtar i ri për...

Kush po e sulmon prodhimin vendas?

Nga Leonard Veizi Duket sikur jetojmë brenda një rrethi vicioz nga i cili nuk po gjejmë dot rrugë shpëtimi. Një mjegull mosbesimi, frike dhe përçmimi...

Ecuria e transportit ajror, TIA kalon për herë të parë 51 mijë pasagjerë në një ditë

Transporti ajror në Shqipëri po përjeton një rritje të qëndrueshme, si në numrin e fluturimeve, ashtu edhe të pasagjerëve. Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të dytë...

Drafti i Kodit Penal godet gazetarinë investigative, masa deri në mbyllje të mediave

Elvin Luku Prej afro dy javësh opinionit publik shqiptar i është prezantuar një draft mbi Kodin e ri Penal. Dokumenti i punuar nga një grup ekspertësh...

Lajme të tjera

Web TV