Prezantohet Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha dhe Këshilli Teknik, flet Balluku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi sot kryetarin dhe anëtarët e rinj të Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha (KKDM) dhe anëtarët e Këshillit Teknik të Përhershëm.

Gjatë një takimi të zhvilluar në MIE, ministrja Balluku dhe anëtarët e rinj të Komitetit, diskutuan lidhur me situatën e digave në vend dhe prioritetet në të cilat do të fokusohet puna e ekipit të ri të KKDM.

Ministrja Balluku theksoi se fokusi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë do të jetë tek ky Komitet duke e ngritur atë në nivelin më të lartë profesional. Që nga skanimi i situatës së digave, i cili është një proces shumë i rëndësishëm që duhet ndjekur dhe deri tek zhvillimi i të gjithë dokumentacioneve që duhet të ketë çdo dosje e çdo dige, janë detyrat parësore që dalin përpara KKDM.

Anëtarët e rinj të Komitetit dhe Këshillit Teknik, janë me një eksperiencë të gjatë në këtë sektor dhe njohës mjaftë të mirë të gjendjes në terren.

“Në Republikën e Shqipërisë kemi diga të volumeve shumë të mëdha, siç janë digat e kaskadës së Drinit, apo kemi diga, të cilat ndodhen me shumicë në zona të banuara, siç është qyteti i Tiranës, i cili është një nga qytetet me numrin më të madh të digave, mbi 40 diga. Siguria e digave për ne është prioritet dhe misioni i Komitetit tuaj është që kjo siguri të garantohet në çdo hap të administratës”, nënvizoi ministrja Balluku.

Kryetari i KKDM, Arjan Jovani, duke garantuar për angazhimin e Komitetit në detyrën e ngarkuar, bëri një pasqyrim të situatës së digave në Shqipëri.

“Në vendin tonë janë 650 diga në total, nga të cilat 362 janë diga të mëdha me lartësi mbi 15 metra. Diga e parw është ndërtuar në Shqipëri në vitin 1957. Sot jemi në këtë situatë që ne kemi shumë pak diga të reja, 5 apo 6 të tilla dhe shumica e digave janë mbi 30-40-vjeçare, të cilat kërkojnë patjetër mirëmbajtje, monitorim dhe një shfrytëzim me kujdes”, theksoi Jovani.

Lexo edhe :  Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt: Mohojmë të gjitha akuzat

Shqipëria renditet ndër vendet e para në botë për numër të digave të mëdha për 1000 km2 si dhe për numër të digave të mëdha për 1 milion banorë, të ndara në dy grupe, diga të cilat përdoren për prodhim hidro-energjie dhe ato për bujqësi.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Klajdi Musabelliu: BBV më riktheu në skenë. Për mua është një adoleshencë e dytë!

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun. Ai foli...

Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Ja si përgjigjet ish-kandidati demokrat

Ilir Alimehmeti, në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në a2 cnn, u pyet nëse do të përfshihej në një garë të mundshme për...

Më shumë interesohet Thaçi për Tiranën, sesa Kurti për të

Nga Ben Andoni Për Tiranën zyrtare Kosova është thjesht një shtet i dytë shqiptarësh, të cilit jo nuk mund t’i ndërhyhet por as t’i flitet...

Saga e Nju Jorkut/ Nga uji i heshtur në zemrën e botës, në kryeqendrën e tregëtisë

26 korrik 1788 – Shteti i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nga Leonard Veizi Kur dielli lind mbi Hudson dhe drita e mëngjesit rrëshqet...

Meloni: Jemi pro shtetit të Palestinës, por njohja përpara themelimit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi të shtunën se njohja e shtetit të Palestinës përpara se ai të jetë realisht i themeluar mund të sjellë...

Lajme të tjera

Web TV