SHBA angazhohet në konkretizimin sa më të shpejtë në zbatimin e zotimeve Kosovë-Serbi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë përpjekje që të tregojnë angazhim serioz për konkretizim të shpejtë të zbatimit të zotimeve të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruara më 4 shtator në Uashington.

Sipas tij, me këtë orientim  ishte edhe vizita në Prishtinë e të dërguarit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, si dhe e kryeshefit ekzekutiv të Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), Adam Boehler.

Ky i fundit ka nënshkruar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, një deklaratë të përbashkët, përmes të cilës ata mirëpresin “përfundimin e shpejtë të një Marrëveshjeje të Re për Nxitjen e Investimeve Kosovë-SHBA”.

Gjithashtu edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, e cilësojnë vizitën e delegacionit amerikan, si dëshmi të seriozitetit të SHBA-së për konkretizimin e marrëveshjes së 4 shtatorit.Ru. Do/ fjala.al