Të suksesshëm një universitet e bën vizioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Zamira Çavo

Para disa ditësh Universiteti “Barleti” mbushi 15 vjeç. Në të vërtetë 15 vite për një universitet janë fare pak përballë shekujve histori që universitetet e botës kanë mbi supe, por sidoqoftë janë të mjaftueshme për të kuptuar trendin dhe për të vlerësuar rezultatin. Universitetet jopublike në Shqipëri janë të tilla; me pak histori e me shumë probleme. Disa u krijuan si nevojë e vetë sistemit për të lenë të lirë konkurrencën në një sektor me impakt të fuqishëm publik, e disa sepse e menduan si biznes fitimprurës dhe të favorshëm për një trend të ri kohor. Këta të fundit u groposën në honin që krijuan vetë.

Gjithçka fillon me vizionin që patën krijuesit e tyre. Në mesjetë ata që krijuan universitetet e para patën si qëllim hapjen e mendjes nëpërmjet dijes. Pra qëllimi ishte përçimi i dijes te sa më shumë njerëz. Më të diturit duhej t’u mësonin të tjerëve atë çka ata dinin. Kjo solli krijimin shkollave në kuptimin klasik të fjalës, dhe formatimit të mësimit: pedagogë që shpërndajnë dijet e tyre dhe studentë që duhet të dëgjojnë e riprodhojnë këto dije. Ky model, i suksesshëm për shekuj me radhë, sot vazhdon të jetë modeli kyç i sistemit tonë universitar. Por kohët kanë ndryshuar, për rrjedhojë edhe qëllimi i universitetit duhet të ndryshojë.

15 vite më parë një biznesmen me një inteligjencë natyrore e me një dëshirë të madhe për arsimim, Gafur Dudaj, vendosi të krijonte një institucion të arsmit të lartë. Sigurisht e bëri këtë në mënyrën më të mirë të mundshme: afroi personalitete të larta të edukimit dhe arsimit në Shqipëri, dhe u kërkoi atyre të përcaktonin vizionin. Ai atëherë kërkoi në parim dy detaje: emrin e institucionit dhe krijimin e një bordi të besuarish,profesorë me tituj e grada, të cilët do të orientonin politikat e zhvillimit akademik në strategji afatmesme e aftagjata. Kur e kam pyetur z. Dudaj se përse i kushtoi rëndësi emrit të institucionit, më është përgjigjur: “Emri është dukja, e cila duhet të përfaqësojë përmbajtjen. Një emër pa përmbajtje nuk mund të bëjë nesër një institucion me emër!”

Nëse do të filozofoja, do të thosha se intuita e një biznesmeni, kur ky i fundit është me këmbë në tokë e serioz në projektin e tij, e di mirë se forma duhet t’i përshtatet përmbajtjes. Emri “Barleti” është humanizëm dhe klasicizëm bashkë, por edhe projekt ambicioz e qytetar. Së dyti, është bordi i të besuarve. Ky bord mblodhi në vetvete njerëz të ditur, si Sabri Godo e Rexhep Meidani , Luan Omari e Edmond Spaho, Ermelinda Meksi e Fatos Beja etj. Kur e kam pyetur z. Gafur pse ngulmoi për të krijuar një bord të tillë më është përgjigjur: Unë nuk kam bërë universitet dhe nuk kam ndonjë ide të qartë si duhet zhvilluar ai, por e di mirë se nëse do të kesh sukses, afro njerëz që kanë ide e që janë të profesionistë! Sot të dy mendimet e një biznesmeni të ndershëm e me vizion janë një realitet i prekshëm. Jam e bindur se është koha të pyesim: Si do të duhet të jetë universiteti i së ardhmes?

Lexo edhe :  Për mustaqet e Kujtimit!

Cila do të jetë filozofia e universiteteve tona të së ardhmes? Ajo tradicionale apo koncepti i hapësirës së ideve? Pra, cili do të jetë vendi i kërkimit dhe i zhvillimit në universitet? Vend opsional apo parësor? Ky debat duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, për të kuptuar nevojën dhe mundësinë për të realizuar një universitet cilësor.Ne e kemi filluar një debat të tillë dhe po përgatitemi, por ky nuk është e nuk duhet të jetë një debat lokal dhe i veçuar.

Në aspektin filozofik, sfida do të jetë kombëtare:

1-A do t’u japim studentëve dije që kërkon biznesi në momentin e dhënë në tregun e punës;

apo

2- Do t’i pajisim studentët me dije afatgjata;

apo

3- Do t’u mësojmë të rinjve njëkohësisht dijen dhe nxitjen për kërkim nën moton “Të mësosh duke bërë”!

Nga një biznesmen i mençur e me intuitë si Gafur Dudaj, (i cili tashmë në moshën 82-vjeçare gëzon pensionin dhe respektin tonë të shoqëruar me mirënjohje për institucionin që ideoi)) kam mësuar se: për të pasur një vizion duhet një shpirt që dhemb për problemin dhe njerëz të mençur që dinë se ç’duan e ç’kërkojnë. Por një gjë e di mirë: debatin për universitetin nuk e bëjnë dot opinionistët nga studio televizive, e bëjnë profesionistët që e dashurojnë dijen dhe të ardhmen e saj! /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Dash Sula jashtë listave/ Berisha: Kaq mundësi kishim!

Ndërsa sot është afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë, PD ka mbledhur Kryesinë. Para selisë blu, Berisha komentoi...

“Me ty në çdo hap dhe sfidë”, Monika Kryemadhi surprizon me mbështetjen për Ilir Metën

Monika Kryemadhi, ka shpërndarë në “Facebook” një reagim të ish-deputetes të LSI-së, Miranda Rira, ku shpreh mbështetje për kryetarin e PL-së, Ilir Meta i...

Më i votuari në Primaret e Tiranës, Hysen Kadiu lë garën:Më lanë jashtë listës së mbyllur

Hysen Kadiu i cili rezultoi më i votuari në Procesin e Primareve në PD me 913 vota për Tiranën, tërhiqet nga gara. Në një postim në...

Makinat më të çuditshme në botë (FOTO)

Sheiku Hamad bin Hamdan al Nahyan, i njohur si "Sheiku i Ylberit", ka zbuluar koleksionin e tij të jashtëzakonshëm të makinave, i cili vlerësohet...

Tom Doshi, kandidat për deputet në qarkun e Shkodrës, PSD gati të dorëzojë listën në KQZ

Ndërsa kanë mbetur më pak se gjashtë orë nga mbarimi i afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ për zgjedhjet parlamentare të...

Lajme të tjera

Web TV