Zbardhjet dosja, ja 40 klerikë të krishterë që u vranë nga regjimi i Enver Hoxhës në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 46 vitet e komunizmit Shqipëria jo vetëm ndaloi me ligj besimin fetar, por ka kryer një nga aktet më çnjerëzore në botë. Me gjyqe të stisura, regjimi i Enver Hoxhës arriti të pushkatonte priftërinj, hoxhallarë dhe deri në murgesha.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka publikuar një dosje origjinale të datës 21 tetor 1976 në të cilën janë shkruar emrat e 40 klerikëve të krishterë. Në këtë institucion ruhen shumë dosje të përndjekjes dhe vuajtjes së klerikëve të dënuar, ekzekutuar, zhdukur, nga viti 1945 deri në 1974, mes të cilëve dosje të martirëve të Kishës Katolike.

Dom Ndre Zadeja, prift, poet, martiri i parë.

Maria Tuci, aspirante murgeshë.

Imzot Vinçenc Prennushi, françeskan, ipeshkëv, poet.

Imzot Frano Gjini, ipeshkëv.

Imzot Jul Bonati, meshtar intelektual.

Dom Alfons Tracki, prift gjerman.

Dom Anton Muzaj.

Dom Anton Zogaj, famullitar i Durrësit, sekretar i Imzot Prennushit.

Dom Dedë Maçaj,

Dom Dedë Malaj,

Dom Dedë Plani,

Dom Ejëll Deda, famullitar,

Dom Jak Bushati,

Papa Josif Mihali,

Dom Zef Maksen, meshtar gjerman.

Dom Lazër Shantoja, meshtar, njeri i kulturës, letërsisë e artit.

Dom Lekë Sirdani, prift, shkrimtar.

Dom Luigj Prendushi.

Dom Marin Shkurti, meshtar.

Dom Mark Gjani, meshtar.

Dom Mikel Beltoja.

Dom Ndoc Suma.

Dom Pjetër Çuni, prift.

Dom Shtjefën Kurti, prift.

Atë Bernardin Palaj, frat, poet, muzikant.

Atë Çiprian Nika, françeskan.

Atë Gaspër Suma, rregulltar.

Atë Gjon Shkallu, frat filozof.

Atë Karl Serreqi, frat.

Atë Mati Prendushi, frat.

Atë Serafin Koda: frat françeskan.

Vëlla Gjon Pantalia: jezuit.

Fran Miraka,

Qerim Sadiku dhe Gjelosh Lulashi, të rinj që edukoheshin ndër jezuitë.

Lexo edhe :  Rama: Ministria e Drejtësisë do kërkojë hetim në KLP për Prokurorinë e Shkodrës

Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e këtyre martirëve u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve gjatë kremtimit të Eukaristisë, në Katedralen e Shkodrës. Marrë nga “Fjala TV”

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV