Aksident në Librazhd, plagoset një person

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mëngjesin e sotëm në Librazhd.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Murrash, në Librazhd, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë dhe njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i plagosur.

Menjëherë pas aksidentit i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit./Bl.Ba/Fjala.al