C*vid-19/ Rritet numri i të infektuarve në Greqi, 5 pacientë humbin jetën në 24 orët e fundit

Greqia vijon të ketë situatë të rënduar sa i përket pandemisë së koronavirusit.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 357.

Autoritetet greke bëjnë me dije se gjatë ditës së fundit janë shënuar 358 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 43 janë identifikuar në pikat kufitare.

Rastet më të larta janë shënuar në Attika me 194 raste të reja, 10 në Selanik, 17 në Lesbos, 17 në Samu dhe 13 në Trikala.

Ditën e djeshme 8 persona e humbën betejën nga koronavirusin, ndërsa u shënuan 352 raste të reja.

Kujtojmë që deri më tani në Greqi 357 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa nurmi i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 16.286. Ka.Li/fjala.al