Ekskluzive/Muzikologu Bajram Lapi: Ja pse në tekstet e këngëve flitet për shalë jashtë dhe gjoks –VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muzika modernen apo popullore? E kush mund t’i përgjigjej më mirë kësaj pyetje sesa muzikologu dhe artisti i njohur Bajram Lapi. Profesori, studiuesi, specialistin e këngës popullore dhe të polifonisë ka dhënë një intervistë ekskluzive për grupin mediatik “Fjala” rreth muzikës që prodhohet dhe dëgjohet sot.

Muzikologu Lapi i cili ka qenë për shumë vite pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, deklaron se njeriu ka nevojë për muzikën popullore por edhe për atë kontemoprane si e quan ai muzikën moderne.

Në një intervistë për gazetaren Kamela Liko, në emisionin “Laj Thaj” në “Fjala TV”, Bajram Lapi theksoi se është i pakënaqur me pseudo poezitë që përdoren si tekste këngësh sot.

“Nuk mund të quash varg poetik “mi ke shalët e bardha” ose “mi ke shalët jeshile” ose “mi ke sytë kështu e mi ke sytë ashtu”, jo “gjoksi yt kështu”, jo “këto rroba të rrinë mirë kur je lakuriq, nudo”. Këto janë disa poezira që nuk mund t’i quash poezira, por mund t’i quash ca sajime të tyre me qëllim për të tërhequr adoleshentët që të pëlqejnë shalët e tyre, buzët e tyre, gjoksin e tyre,” deklaron ndër të tjera profesor Bajram Lapi.

Ndërsa për videoklipet e ditëve të sotme muzikologu thotë se janë muzikë konsumi dhe se bëhen vetëm për të nxjerrë para.

“Këto videoklipet e ditëve të sotme janë muzikë konsumi. Ata janë të interesuar të nxjerrin lekë, nuk janë të interesuar që ato të mbeten në arkiv. Shteti ka një detyrë, përderisa i vë doganë barit, qepës, domates, specit, duhet t’i vërë doganë dhe muzikës joserioze,” sqaron muzikologu.

Komenti i plotë i artistit Bajram Lapi

“Unë kam 40 vjet që merrem me kulturën popullore. Unë nuk mohoj muzikën modern, po ne i themi muzika kontemporane. Njeriu ka nevojë për të dy zhanret, sepse nuk mund të mohojë traditën edhe në qoftë se sot flasim për muzikën modern, të gjitha rrymat ndërhyjnë dhe duan që të marrin nga ajo traditë por rrymat janë rryma, si puna e erës, sot fryn jugu, nesër fryn perëndimi, kështu që ato janë vetëm rryma, hyjnë e dalin. Themeli i gjithë muzikës kontemporane dhe bashkëkohore gjithmonë është tradita. Kështu që të gjithë kompozitorët e mëdhenj kanë ngelur të mëdhenj sepse kanë ditur të trajtojnë temën popullore ose motivin popullor në muzikën e tyre.

Këto videoklipet e ditëve të sotme janë muzikë konsumi. Ata janë të interesuar të nxjerrin lekë, nuk janë të interesuar që ato të mbeten në arkiv. Shteti ka një detyrë, përderisa i vë doganë barit, qepës, domates, specit, duhet t’i vërë doganë dhe muzikës joserioze.

Këto videoklipe janë bërë, do të bëhen, por videoklipet kanë një përparësi, sepse kanë shije individuale. Shteti ka dhënë disa licenca, janë disa studio që merren me këto punë, incizojnë, bëjnë videoklipe.

 Ka një rregull, ai përderisa jep një licencë ka dhe disa kritere. Këto kritere duhet t’i kërkojë me përparësi sepse gjithë bota prodhon filma për konsum, prodhon filma për arkiv, prodhon dhe filma për auditor.

Ne duhet të prodhojmë muzikë edhe për auditorë, edhe për mbrëmje, për dasma sepse u lodhëm duke dëgjuar 20 herë një këngë në një dasmë, 20 herë. “Mi ke faqet si gurabie” ose nuk mund të lejohet “koka në tepsi trupi në Janinë”, kënga e Tepelenës nuk mund të jetë në dasmë.

Ne mburremi me kalanë e Rozafës por nuk është e bukur që të ndërtosh ditën dhe të prishet natën. Ne jemi nga ata njerëz që nuk e vlerësojmë sa duhet dhe nuk bëjmë atë që duhet që kjo traditë të gjejë vend në krijimtarinë tonë bashkëkohore.

Nuk flas vetëm për muzikën, nuk kemi asnjë dramë shqiptare. Vetëm piktura kemi, e ato piktura i duken dikujt si zhgarravina , dikujt si modern. Edhe kur i shohim themi: Ç’është kjo? I vëmë një pikëpyetje vetes. Pse t’i vësh pikëpyetje vetes?

 Përsa i përket teksteve, i kam dëgjuar dhe nuk më pëlqen t’i quaj tekste. Teksti është i gjeografisë, i historisë, mësim i natyrës, ato quhen vargje muzikore, vargje poetike. Këto vargje poetike ata i bëjnë sipas dëshirës, nuk mund të quash varg poetik “mi ke shalët e bardha” ose “mi ke shalët jeshile” ose “mi ke sytë kështu e mi ke sytë ashtu”, jo “gjoksi yt kështu”, jo “këto rroba të rrinë mirë kur je lakuriq, nudo”. Këto janë disa poezira që nuk mund t’i quash poezira, por mund t’i quash ca sajime të tyre me qëllim për të tërhequr adoleshentët që të pëlqejnë shalët e tyre, buzët e tyre, gjoksin e tyre,” përfundon komentin e tij profesor Bajram Lapi.

Lexo edhe :  Ngjela: Berisha si “xhol” që futet kudo, Veliaj prezumohet i pafajshëm

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Luftoi me flakët për të shpëtuar jetë, Agim Troci: Mendova për fëmijët

Agim Troci, heroi i cili rrezikoi jetën për të shpëtuar fëmijë e të moshuar mes flakëve në Delvinë ka rrëfyer momentet e tmerrit. Shefi i...

Klienti godet me thikë praktikantin e berberhanes, zbardhen detajet

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e 25-vjeçarit në Vlorë! Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes autorit dhe të plagosurit. Autori...

Avokati Kujtim Cakrani: Rama është palaço që i hedh benzinë zjarrit

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i policit Ardian Isufi i cili tashmë është i pezulluar, ka deklaruar se nuk është klienti i tij ai...

Lajme të tjera

Web TV