Rritet frikshëm numri i balenave të bllokuara në Tasmani, dyshohet të kenë ngordhur mbi 380 balena

Më shumë se 500 balena janë bllokuar në brigjet e Tasmanisë. Zyrtarët mendojnë se 380 prej tyre kanë vdekur ose po vdesin.

Rreth 60 persona të ekipeve të shpëtimit, prej dy ditësh po përpiqen që të nxjerrin balenat e bllokuara.

Ekipet e shpëtimit në qytetin Strahan po përpiqeshin të shpëtonin qindra krijesa para se 200 balena të tjera të dalloheshin në më pak se gjashtë milje nga skena tragjike.

Ekipet do të dërgohen së shpejti për të parë nëse ndonjë nga kafshët mund të shpëtohet, tha Tasmania Parks dhe Menaxheri i Shërbimit të Kafshëve të Egra Nic Deka.

Deka shtoi: Nga ajri, ato nuk dukeshin se ishin në një gjendje që mund të shpëtoheshin. Shumica e tyre duket se kanë vdekur.

Balenat e bllokuara janë një specie e delfinit oqeanik i cili mund të rritet deri në 23 metra në gjatësi dhe peshon në tre tonë.

Shpëtuesit heronj kanë arritur të zhvendosin rreth 30 balena të bllokuara nga pozicioni i tyre origjinal në detet e hapura – por fatkeqësisht ato u bllokuan përsëri.

Pavarësisht se fenomenet po bëhen një dukuri mjaft e zakonshme, askush nuk e di pse ndodh.

Një teori është se plazhet e pjerrëta mund të mos reflektojnë zhurmën e balenave tek ata – duke i bërë ata të mendojnë se janë në ujë të thellë.

Biologu detar Dr Olaf Meynecke tha për “Sky News” se balenat janë besnike ndaj njëra- tjetrës.

Olaf Meynecke, një studiues i balenave dhe Menaxher i Projektit për balenat dhe klimën në Universitetin Griffith, i tha Reuters: “Grupet e tyre shoqërore dhe lidhja e fortë midis grupeve bën që shpesh të gjithë të bllokohen”.

Lexo edhe :  Nenet 4 dhe 5 të NATO-s/ Çfarë parashikojnë ato dhe kur u vunë në zbatim?

Shkencëtarët qeveritarë kishin menduar së pari se bllokimi masiv përfshinte rreth 70 balena, por një inspektim më i afërt zbuloi se numri ishte shumë më i madh.

Zyrtarët zakonisht u përgjigjen raporteve të bllokimit të delfinëve dhe balenave në Tasmani një herë në dy ose tre javë.

Ky është konsideruar si bllokimi më i madh i regjistruar ndonjëherë në Australi./Jo.Be/Fjala.al

Burimi: https://www.thesun.co.uk/news/12747319/hundreds-more-pilot-whales-wash-up-tasmania/