“Rritje edhe në arsim”/Ministrja Denaj zbulon sa do të jetë paga e mjekëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, zbuloi shifrën mesatare që do të marrin mjekët pas rritjes së pagave.

“Është e rëndësishme ta nisësh nga shëndetësia, se është një vit ku në fokus është jeta e mjekëve. Më herët ne kemi parë 3 rishikime të buxhetit të shtetit. Kemi diskutuar edhe për ndryshimet që do ndodhin në vitin 2021. Janë diskutime teknike që kanë nisur që në korrik. Dhe pjesë e këtyre ndryshimeve janë dhe rrogat e mjekëve dhe infermierëve. Pra nuk është rritja e parë që do të bëhet në një mandat qeverisës të qeverisë Rama. Kjo rritje vjen pas një rritje 21% për mjekët dhe 26% për infermierët.

Do flasim për mesatare se niveli i pagave ndryshon, do të jetë rritje që shkon nga 110-120 mijë lekë të reja për mjekët. Por këtë do ta themi pas anunçimit të rishikimit të buxhetit,” u shpreh Denaj.

E ftuar në emisionin “Open”, Denaj deklaroi se do jenë edhe punonjësit në arsim që do përfitojnë rritje page, por shtoi se është ende duke u diskutuar se në cilën masë.

“Një sektor që do marri vëmendje është dhe arsimi, por jemi duke diskutuar për masën e rritjes”, shtoi ajo ndër të tjera.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Trump firmosi urdhrin për tarifat, bien tregjet europiane

Tregjet evropiane të aksioneve kanë pësuar rënie të konsiderueshme pas një tjetër përshkallëzimi në luftën tregtare të iniciuar nga...

Zoti Dumani, drejtësia nuk është konferencë shtypi!

Nga Fejzo Subashi Zoti Dumani, nuk jeni as komod, as më pak  i detyruar të dilni shpesh në konferenca shtypi. Kjo jo së nuk dua unë,...

“E neveritshme”, Trump kërcënon Putinin me sanksione të reja pas sulmeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dënuar sulmet e ripërtërira masive të Rusisë dhe ka njoftuar sanksione të reja kundër Moskës. Të martën, Trump i...

Në 24 orë goditen 4 raste të shpërndarjes së lëndë narkotike, arrestohen pesë persona

Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen sasi dhe doza të...

Gavi del në mbështetje të shokut të skuadrës: “Shpresoj të fitojë Topin e Artë”

Mesfushori i Barcelonës, Gavi i ka dal në krah shokut të skuadrës Lamine Yamal, duke e mbështetur 18-vjeçarin si pretendent për Topin e Artë...

Lajme të tjera

Web TV