Besojeni ose jo, Putin nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur perëndimi dhe opozita rusë akuzojnë presidentin Vladimir Putin për helmim të kundërshtarëve të tij politikë, presidenti i Rusisë nominohet për Çmimin Nobel për Paqe.

Propozimi ka ardhur nga një grup shkrimtarësh rusë, të drejtuar nga Sergey Komkov.

Pyetja që lind natyrshëm është se si mund të dominohet për paqe Vladirmir Putin kur ndërkombëtarët deklarojnë se ai ka miratuar helmimin e kritikut të tij, Aleksei Navalni.

Gjithashtu, kujtojmë se në rininë e tij Putin ka qenë agjent i KGB-së ruse. Por me sa duket akuzat nuk i kanë penguar shkrimtarët rusë të propozojnë presidentin e tyre.

Ky nominim vjen fill pas atij të Trump, kur më 9 shtator nga një parlamentar norvegjez u propozua për marrëveshjet për paqe në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas mediave ndërkombëtare, nominimi i Putinit erdhi një ditë pas Trump, më 10 shtator. Ndërkohë nuk dihet se me çfarë motivacioni ka ardhur propozimi nga shkrimtarët rusë për ta nominuar Putinin për Çmim Nobel.

Por si Trump, edhe Putin nuk e ka për herë të parë që nominohet, pasi për herë të parë ndodhi në 2013 kur iniciativën e mori parlamentari rus Iosif Kobzon.

Nga ana tjetër këtë vit për çmim nobel kandidojnë dhe lideri opozitar rus, Alexei Navalny i cili u helmua javë më parë në Siberi por shpëtoi pas kurimit në Gjermani, si dhe kryministrja e Zelandës Jacinda Ardern së re bashkë me aktivisten e famshme suedeze Greta Thunberg. Këto të fundit janë favorite për ta fituar.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV