Kur meshkujt ‘ofendohen’ nga femrat me fund të shkurtër (VIDEO)

Një studente ka treguar se është sulmuar nga tre meshkuj në qytetin francez të Strasburgut pasi këta të fundit u ofenduan nga veshja e saj.

22-vjeçarja e quajtur Elizabet tha se ishte duke shëtitur nëpër qytet ditën e martë teksa po pinte një cigare, kur ata filluan t’i bërtisnin.

Sipas vajzës, njëri prej tyre bërtiti duke thënë: Shihni atë prostitutën që ka veshur fund. Më pas ata i thanë asaj të ulte sytë dhe të mos fliste.

Dy prej tyre e kapën nga krahët dhe një tjetër filloi ta godiste në fytyrë.

Pasi e dhunuan, ata u larguan. Vajza tregoi se më shumë se 15 persona ishin dëshmitarë të ngjarjes por askush prej tyre nuk ndërhyri për ta ndihmuar dhe as nuk njoftuan policinë.

“Kjo është shumë e dhunshme dhe perverse”, u shpreh 22-vjeçarja. Policia është duke kërkuar për dëshmitarë të ngjarjes në mënyrë që të arrijë te autorët.

Ndërkohë, “France Blue Alsace” ka raportuar se dy gra të moshës 20-vjeçare gjithashtu u sulmuan nga një burrë i cili u ofendua nga fundet e tyre të shkurtër.

Ai u arrestua rreth 20 minuta më vonë dhe akuzohet për sulm. Ka.Li/Burimi:DailyMail