Liverpuli bën detyrën në Kupën e Ligës Angleze, mposht 7-2 Linkolnin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mposht me rezervat Linkonlin me shifrat 7-2, takimi erdhi drejtpërdrejt në RTSH Sport. Kupa e Ligës Angleze ka vijuar takimet e turit të saj të dytë dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt, në kanalin RTSH Sport, takimin midis Linkolnit dhe Liverpulit. Në fakt, Liverpuli e ka mbyllur praktikisht që në pjesën e parë çështjen e kualifikimit, duke shënuar 4 herë.
Xherdan Shaqiri hapi rrjetën e golave me një goditje të lirë, të ekzekutuar mjeshtërisht në minutën e 9-të.Takumi Minamino dyfishoi shifrat 9 minuta më pas për Liverpulin. Kërtis Xhons realizoi golin e tij të parë në këtë takim dhe të 3-tin për miqtë në minutën e 32-të. Ai do të gjejë edhe golin e tij të dytë dhe të 4-tin e Liverpulit në fund të pjesës së parë.
Në fillimin e pjesës së dytë, Liverpuli gjen edhe golin e 5-të, që për Minaminon është goli i dytë vetjak. Megjithatë, vendasit që shkurtojnë largësinë e golave në minutën e 60-të, me anë të Tajo Edunit. Por Marko Grujiç rikthen epërsinë 5-golëshe të Liverpulit, 5 minuta më pas. Ljuis Montsma gjeti golin e dytë të Linkolnit menjëherë më pas. Por Liverpuli do të gjejë edhe golin e 7-të një minutë para fundit të kohës së rregullt, që do të vulosë kështu fitoren e thellë të kampionëve në fuqi të Anglisë.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV