Prefekti i Shkodrës apel qytetarëve: Bëni kujdes, priten përmbytje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prefekti i Qarkut Shkodër ka këshilluar qytetarët të marrin masat pasi në ditët e ardhshme pritet të ketë reshje intensive.

Nëpërmjet nje njoftimi në rrjetin social Facebook, thuhet se rreshjet intensive mund të bëhen shkak për përmbytje ndaj u ben apel qytetarëve të jenë të përgatitur.

Njoftimi:

Të nderuar qytetarë të Qarkut Shkodër;

Nisur nga parashikimet dhe të dhënat e motit sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) duke filluar që sonte dhe për 5-së ditët në vazhdim ju njoftojmë se priten reshje intensive në veri dhe veri-lindje të vendit të cilat do të mund të bëhen shkak për përmbytje në këto zona.

Ju bëjmë thirrje të merrni masat paraprake dhe të jeni të përgatitur për çdo situatë emergjente të mundshme:

?NËSE JETONI NË NJË ZONË TË RREZIKUAR OSE QË KA SHUMË MUNDËSI PËR TU PËRMBYTUR INFORMOHUNI DUKE TELEFONUAR NË NUMRAT E EMERGJENCËS 128 , 119, 112.

?SHMANGNI LËVIZJET DHE QARKULLIMIN ME MAKINË NË RRUGË TË PREKURA NGA PËRMBYTJET SEPSE UJI MUND T’JU BLLOKOJË MAKINËN.

?NËSE MAKINA JU BLLOKOHET NGA UJI, DILNI NGA MAKINA DHE LARGOHUNI MENJËHERË NË NJË VEND MË TË LARTË.

?NË ASNJË ÇAST MOS PINI UJË NGA ÇEZMA PASI MUND TË JETË BURIM INFEKSIONI.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, ka marrë të gjitha masat e duhura për të patur në gatishmëri strukturat për të përballuar situatën nga përmbytjet.

Në vijim të këtij komunikimi, ju bëjmë me dije se janë marrë masat për mobilizimin e strukturave në njoftimin e komuniteteve pranë zonave të rriskut në territorin e Qarkut Shkodër duke i urdhëruar të shkëmbejnë informacion pranë strukturave bashkiake dhe qendrore, për parandalimin e situatës emergjente.

Lexo edhe :  Presidenti iranian: Do t’i tregojmë botës se jemi të pathyeshëm

Në këto kushte dhe në zbatim të planit të masave është urdhëruar të njoftohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative si dhe të koordinohet puna me të gjithë strukturat reaguese të bashkive për monitorimin e situatës së pritshme.

KËRKO NDIHMË:

?SHËRBIMI I URGJENCËS 126
?SHËRBIMI I POLICISË SË SHTETIT 129
?SHËRBIMI I ZJARRFIKËSVE 128
?SHËRBIMI I POLICISË RRUGORE 127

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV