Rama inspekton punimet e ‘rindërtimit’ në Laç: Erdogan është shumë i kënaqur

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar lagjen e re të Rindërtimit në Laç, së bashku me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaken e Kurbinit.

Përfaqësuesit e kompanisë turke që i kanë garantuar kryeministrit Rama se projekti për këtë zonë është që të përballojë një tërmet prej 9 ballësh të shkallës Rihter.

Po ashtu ai ka zbuluar se para disa ditësh me Erdogan kanë folur edhe për këtë çështje, teksa është shprehur se Presidenti turk ka qenë shumë i kënaqur nga ecurina e punimeve.

La.Mi/Fjala.al