Çuçi: Deklaroj me përgjegjësi se çdo ushqim i vulosur është 100 për qind i sigurt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Bledi Çuçi ka deklaruar se çdo produkt që mban vulën e AKU dhe është i certifikuar, është 100% i sigurt për konsum. Gjithashtu ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë thirrje për qytetarët që të jenë të vëmendshëm ndaj këtij detaji.

-Nuk thua dot që siguria ushqimore është në shkallën maksimale.

-Në shkallën maksimale nuk thua dot sepse një vit nga këta dy vjet na i mori pandemia. Megjithatë në pandemi, AKU ka qenë çdo ditë në punë dhe ka bërë një punë të lavdërueshme. Siguria ushqimore është një fushë shumë e gjerë që fillon që nga trajtimi i barit në kullotë në majë të Çajupit dhe përfundon te skuta më e fundit e përpunimit të produkteve bujqësore. Është një fushë shumë e gjerë. Ajo që kam bërë unë është që ta ngre në sistem kontrollin për garantimin e sigurisë ushqimore. Ngritja në sistem bën të mundur që pavarësisht çfarë vjen pas meje apo kush do jetë drejtori i radhës i AKU-së, duhet që sistemi të funksionojë. Unë këtu e kam përqendruar gjithë betejën time. Përgjegjësia ime është që ajo që del me vulë, që del në publik, që ka licencë, që ka vulën e AKU-së, shqiptari të jetë 100% i sigurt për këtë gjë. Ajo që është me vulën tonë dhe që ka pa diskutim të gjitha hallkat shtetërorë, është 100% i sigurt./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Aksident në Kukës, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kukës. Si pasojë e daljes nga rruga...

PSG në “ankth”, sfida ndaj Realit i gjen me

PSG do të përballet me Realin në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Ndeshja është e programuar më 9 korrik, prej orës 21:00. Situata nuk shfaqet...

Rama në Vlorë: Lungomarja është e njerëzve! Bizneset t’i heqin vetë…

Në një kohë kur në kryeqytet por edhe në mbarë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara ndër vite nga...

Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri fshihet Izraeli

Ideja për krijimin e një shteti Bektashi në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i ka ardhur nga Izraeli. Kështu u shpreh në “Off the Record”...

Noizy ndalohet në aeroportin e Zvicrës, i anulohet koncerti

Noizy ishte parashikuar që mbrëmjen e së shtunës të performonte në një nga klubet në Zyrih të Zvicrës. Por, një problem në aeroport mesa...

Lajme të tjera

Web TV