Tomas Brdariç, një gjerman që kërkon “të pushtojë” Shkodrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i kuqebluve rrëfen për gazetën “Fjala”, 6 javët në stolin kuqeblu, skuadrën, qytetin dhe pritshmëritë. Si po organizohet puna brenda kampit të futbollit shkodran dhe e ardhmja e një klubi me emër të madh.

Ka vetëm 6 javë në krye të stolit të Vllaznisë, por nuk ka humbur kohë për të vënë piketat sa u përket pritshmërive. Dhe, për trajnerin e kuqebluve, Tomas Brdariç, gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. “Ndihem shumë mirë këtu, në këtë qytet, dhe më pëlqen të punoj e mendoj se kjo është vendimtare, – thotë ai.

– Sigurisht, unë kam një përgjegjësi të madhe këtu dhe unë e di se detyra ime këtu nuk është e lehtë, por duhet të punojmë, të jemi të duruar, në të gjitha çështjet dhe, për mua, pjesa më e rëndësishme, është të ndërtojmë diçka. Pra, të ndërtojmë një skuadër, të krijojmë një atmosferë sa më të mirë dhe kështu, hap pas hapi, ne do të shkojmë përpara dhe unë mendoj se po shkojmë në drejtimin e duhur.”

Te Vllaznia janë afruar 16 lojtarë të rinj, ndërsa janë larguar edhe më tepër, por, duke folur posaçërisht për RTSH Sport, gjermani me origjinë kroate, mendon se ka krijuar tashmë grupin e duhur për t’i rikthyer shkodranët te suksesi. “Për mua, rezultati është i rëndësishëm, sigurisht, sepse njerëzit këtu presin rezultate të mira”, – thotë Brdariçi. – Por duhet të jemi të kujdesshëm për ato që themi, që premtojmë dhe, në këtë rast, ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. – Ne sollëm shumë lojtarë gjatë merkatos, por ata kanë nevojë për kohë që të shndërrohen në një skuadër. Por ne po punojmë shumë dhe lojtarët tanë janë tepër ambiciozë, të vëmendshëm në punën e tyre, të uritur për sukses dhe unë duhet t’u tregoj atyre çdo ditë drejtimin e duhur.”

“Por kjo më pëlqen, sepse më pëlqen mendësia e lojtarëve dhe mendoj që kemi grumbulluar në këtë ekip lojtarët e duhur që t’i rikthejmë suksesin këtij klubi”, – shton trajneri. 45-vjeçari e pohon se në këto 6 javë, Vllaznia ka qenë një kantier i madh ndërtimi, por ka besim se, kur të nisë sezoni, skuadra historike e futbollit shqiptar do të jetë konkurruese. “Është e rëndësishme të kuptosh se si ne punojmë dhe kjo është vendimtare, por unë jam i sigurt se ne kemi një strategji të mirë për të vijuar me punën e nisur, edhe pse na duhet të punojmë njëkohësisht në shumë drejtime dhe kemi shumë çështje për të zgjidhur, – thotë gjermani. Por unë mendoj se jemi gati, sepse shumë prej këtyre çështjeve i kemi zgjidhur tashmë.”

“Edhe pse, duhet të theksoj që ne nuk e nisëm nga nga zeroja, por nga minusi, – vijon ai. – Por me ndihmën e kryebashkiakes Voltana Ademi, me presidentin Alban Xhaferi, me grupin e punës që kemi ndërtuar, me bordin e klubit, të gjithë këta njerëz janë të interesuar, sikundër edhe unë, që ta sjellim këtë klub në nivelin e duhur. Por ne kemi nevojë për kohë dhe nuk e kemi pasur atë, sepse po punojmë prej vetëm 6 javësh dhe ajo që ne bëmë ishte shumë e mirë, dhe ne tanimë duhet të vazhdojmë punën, duke mos shikuar vetëm te rezultatet. Sepse e dimë që është një sezon i gjatë, por ne e dimë që duhet ta fillojmë mjaft mirë. Megjithatë, unë e di që, kur të nisë kampionati, ne do të jemi konkurrues.”

“Por duhet të jemi të qetë, të heshtur dhe fjalëpakë, të shpalosim sjellje profesioniste në të gjitha drejtimet dhe unë jam i sigurt që ne mund të kemi një sezon të mirë”, – thotë ish-futbollisti i njohur. Shkodra nuk është një mjedis edhe aq i qetë për të punuar, përkundrazi, por Brdariçi preferon të mendojë vetëm për punën e tij. “Shiko, ne duhet të përqendrohemi vetëm te skuadra dhe se si mund ta zhvillojmë më tej këtë skuadër dhe ajo që thonë njerëzit, në diskutime në internet, nëpër forumet e rrjeteve sociale, nuk ka rëndësi dhe nuk më shqetëson, – këmbëngul ai. – Sepse unë jam një njeri me shumë përvojë, edhe si lojtar, por edhe në vitet e fundit, kam ndërtuar skuadra me ecuri të kënaqshme dhe unë e di si ta përballoj një gjë të tillë.”

Ish-sulmuesi i përfaqësueses së Gjermanisë, por edhe i një numri skuadrash në Bundesligën gjermane, ku, në 16 vite në nivelet më të larta ka shënuar 102 gola në 342 ndeshje, nuk shqetësohet edhe aq nga fakti se Vllaznia e tij vuan për sa i përket rendimentit të shndërrimit të rasteve në gola. “Unë e kuptoj se ku doni të dilni me pyetjen tuaj, por ngandonjëherë nuk mund t’ju jap një përgjigje konkrete, sepse ne këtu jemi në një proces të vazhdueshëm, – përgjigjet Brdariçi. – Unë duhet t’u jap të gjithë lojtarëve një mundësi, duke pasur parasysh kushtet në të cilat jemi. Dhe mendoj se gjithkush ka pasur mundësinë të japë më të mirën e tij në fushën e blertë, prandaj mendoj se tanimë mund të themi që ky është grupi ynë i lojtarëve.”

Lexo edhe :  Protesta e 23 dhjetorit/ Balliu: Tirana në duart e qytetarëve, bota perëndimore po kërkon

“Ajo që lipset është që ne të punojmë fort, të ndërtojmë raste për shënim dhe jam i sigurt që ne do të shënojmë, edhe pse e di që, ndonjëherë, është e vështirë të shënosh për shumë arsye, – vijon ai. – E di që të gjithë tifozët presin që ne të shënojmë sa më tepër, por, më besoni që, atëherë kur do të duhet, ne do të shënojmë dhe të gjithë do të jenë të lumtur. Nga të luajturit në nivelet më të larta me një ekip si Gjermania, te drejtimi i një ekipi futbolli në një vend të vogël si Shqipëria, ka qenë një ndryshim i madh i realitetit të jetës për Tomas Brdariçin, por ai shprehet i lumtur që ndodhet në Shkodër.

“Gjëja e parë që duhet të bësh, është që kuptosh kulturën e njerëzve, të kuptosh se si funksionojnë njerëzit dhe gjërat në këtë vend, duhet të përshtatesh sado pak me ato që ndodhin këtu, – thotë gjermani. – Unë nuk jam këtu të përshtatem me jetën këtu, por të shfrytëzoj mundësitë që më jepen, më duhet të punoj, sigurisht, dhe më e rëndësishme për mua është që të ndërtoj një skuadër dhe pastaj gjithçka do të jetë mirë e bukur. Por unë e di tashmë se si punohet këtu, jam mësuar me vendin, madje edhe me politikën, sepse jam një profesionist dhe do të përshtatem me këtë. Mendoj që, deri më tani kam pasur marrëdhënie të mira me të gjithë këtu dhe jam i lumtur që ndodhem këtu.”

Po cila është marrëdhënia e tij me gjuhën shqipe? Duke thënë përshëndetjet e zakoshme në shqipe, “Si jeni, mirë?” e disa shprehje të tjera, Brdariçi vijon: “Mendoj që kam marrëdhënie mjaft të mira me djemtë këtu dhe zbavitemi mjaft, sepse dihet që jo çdo gjë duhet të merret seriozisht. Natyrisht që ne jemi të përqendruar në punën tonë, por duhet të jemi seriozë në punë, por, ngandonjëherë edhe të zbavitemi. Ne qeshim goxha bëjmë shaka në dhomat e zhveshjeve, ne flasim shumë gjuhë aty brenda, por unë po përpiqem ta mësoj sa më shumë të mundem gjuhën shqipe dhe besoj se tani i kuptoj njerëzit më shumë se më parë.”

Nën drejtimin e trajnerit gjerman, Vllaznia ka luajtur që nga 20 gushti 8 takime miqësore, duke fituar 4 prej tyre, duke marrë dy barazime dhe duke i humbur dy takimet e tjera.

 

Tomas Brdariç

Curriculum Vitae

 

Datëlindja       :           23 janar 1975

Vendlindja      :           Nyrtingen, RFGJ

Lartësia           :           1,87 m

Pozicioni         :           Sulmues

 

Karriera si i ri:

VfB Nojfen

FV Nyrtingen

Shtutgarter Kikers

VfL Kirshhaim/Tek

 

Karriera profesioniste:

Vitet                Skuadra                                               Ndeshje           Gola

1992-1993       VfL Kirshhaim/Teck                           12                   4

1993-1994       Shtutgart (Amatorët)                          26                   9

1993–1994      Shtutgart                                             10                   1

1994-1996       Fortuna Dyseldorf                              30                   1

1996-1999       Fortuna Këln                                       80                   24

1999-2004       Bajer Leverkusen                                82                   14

2003–2004      Hanover 96 (huazim)                          28                   12

2004-2005       Volfsburg                                            32                   12

2005-2008       Hannover 96                                       42                   15

 

Totali në 16 vite          :                                               342                  102

 

Karriera me ekipet përfaqësuese:

1993-1998       Gjermani (Nën-21-vjeçarët)                12                    3

2002-2005       Gjermania                                            8                     1

 

Karriera si trajner:

 

2009                1. FC Union Solingen

2011[1]            KFC Uerdingen (Nën-19-vjeçarët)

2011[2]            Dinamo Minsk (drejtor sportiv) – Bjellorusi

2012[3]            FC Bunjodkor (drejtor sportiv) – Uzbekistan

2013-2014       TSG Neustrelitz (kampion i Regional-ligës)

2014-2015       Volfsburg II

2015-2017       TSV Shtainbah

2017                Shkëndija Tetovë

2017-2018       Tenis Borusia Berlin

2018-2019       Rot-Vajs Erfurt

2020                Vllaznia

 

 

Të fundit

Protesta e PD, policia nuk pranon kërkesën: Rrugët mos bllokohen, përbën vepër penale

Organizatorët e protestës së opozitës më 23 dhjetor, kanë njoftuar Policinë e Tiranës se do të bllokojnë disa akse...

Rama: Mbyllim TikTok-un për 1 vit. Është rrugaçi i lagjes

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka prezantuar Planin e ri të Veprimit në shkolla, për të rritur sigurinë në institucionet arsimore. Rama deklaroi se nuk...

Tubimi i opozitës më 23 dhjetor, zbardhet skenari, ja rrugët që do të bllokohen

Janë zbardhur detaje nga skenari i opozitës për protestën e thirrur në Tiranë më 23 Dhjetor. Tubimi i Partisë Demokratike është planifikuar të nisë në...

Shqipëria mbyll platformën ‘TikTok’, ministrja Manastirliu zbardh vendimin

Ngjarjet e fundit në shkollat e vendit sollën një sërë reagimesh nga prindërit dhe jo vetëm, por edhe një plan masash të hartuara nga...

67-vjeçari preu dorën dhe humbi jetën, arrestohet pronari i fabrikës së vajit të ullirit

Policia ka arrestuar pronarin e një fabrike të prodhimit të vajit të ullirit, pasi një 67-vjeçar humbi jetën pasi dëmtoi dorën në makineri. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV