Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka vizituar ditën e sotme qytetin e Gjirokastrës.
Kim u prit në Gjirokastër nga Kryetari i kësaj Bashkie, Flamur Golemi. Për Kim ishte hera e parë që vizitonte këtë qytet edhe pse ajo e njeh shumë mirë. Golemi ka postuar disa foto nga vizita e Kim, në rrjetin social Facebook.
“Biseduam gjatë për perspektivën e Gjirokastrës, qytet që ajo e njihte shumë mirë prej Ismail Kadaresë”, shkruan kreu i bashkisë ndër të tjera.
Postimi i plotë:
“Për ne shqiptarët dielli lind në Perëndim. E ka thënë Naim Frashëri e kështu ka për të qenë gjithmonë. Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës shqiptarët nuk do të ishin sot as një shtet e jo më dy sikundër jemi tashmë dhe as do të përparonim ndër vite në rrugën e shtetndërtimit, zhvillimit ekonomik dhe konsolidimit të demokracisë. Shumë i lumtur të prisja sot në Gjirokastër, Shkëlqesinë e saj, Ambasadoren Yuri Kim. Ishte vizita e saj e parë zyrtare në qytetin e gurtë. I tregova disa prej atraksioneve të qytetit, si dhe biseduam gjatë për perspektivën e Gjirokastrës, qytet që ajo e njihte shumë mirë prej Ismail Kadaresë, e njihte si pjesë e UNESCO-së, por edhe si një destinacion turistik i pashmangshëm në jug të vendit. Çdo diplomat që ka ardhur në Gjirokastër ka mbetur i mrekulluar dhe është rikthyer plot herë të tjera këtu. Me siguri kjo ka për të ndodhur edhe me zonjën Yuri Kim. ? ????”, thekson Golemi në postimin e tij.
Pa.Va/Fjala.al