Bajerni i Mynihut i bën 4 trofetë në 2020-ën, trajneri Flik, statistika të pabesueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmbys në shtesë Seviljen 2-1 dhe fiton Superkupën, Hansi Flik rishkruan historinë. Një gol në pjesën e parë të shtesë i dhuroi Bajernit të Mynihut fitoren me shifrat 2-1 ndaj Seviljes, në duelin e Superkupës së Evropës, të zhvilluar në Stadiumin “Pushkash Arena” të Budapest.

Kështu, Bajerni i Mynihut plotësoi suksesin e katërfishtë të këtij sezoni, duke bërë të vetën edhe Superkupën, përtej shqetësimeve të shkaktuara nga epidemia e virusit korona.
Një gol në pjesën e parë të shtesë i dhuroi bavarezëve fitoren me shifrat 2-1 ndaj Seviljes, në duelin e zhvilluar në Stadiumin “Pushkash Arena” të Budapest, ku ishin të pranishëm edhe mbi 15,000 spektatorë, pavarësisht numrit në rritje të të prekurave me “COVID-19” në kryeqytetin hungarez.

Bajerni i shton kështu Superkupës titullit të kampiones së Bundesligës, trofeut të Kupës së Gjermanisë dhe trofeut të Ligës së Kampioneve, pasi një goditje me kokë e Havi Martinezit, i dha fitoren me përmbysje përballë spanjollëve.

Teksa koha e rregullt ishte mbyllur në barazim 1-1, në atë që ishte hera e parë në 22 ndeshje, që nga shkurti i këtij viti, që gjigandja gjermane nuk kishte arritur të mundte një skuadër brenda 90 minutash, veterani spanjoll i bavarezëve goditi zgjuarsish me kokë, duke shënuar golin që mposhti bashkëatdhetarët e tij të Seviljes.

“Na u deshën 15 minuta që të futeshim në lojë”, – deklaroi trajneri i Bajernit, Hans Flik, pas ndeshjes. “Por për më pëlqeu që skuadra u mbështet në mentalitetin e saj të fortë dhe ia doli, – vijoi ai. – Në fund, lojtarët e mi e kapërcyen pengesën e dhimbjes dhe fituan.”

Interesant është fakti se, në 38 ndeshjet që Fliku e ka drejtuar Bajernin, skuadra bavareze ka korrur 35 fitore dhe ka fituar edhe 4 trofe. Ndërkohë, përtej humbjes, trajneri i Seviljes, Julen Lopetegi, ishte mirënjohës që skuadra e tij luajtur për shumicën e ndeshjes si e barabartë me atë që është “ekipi më i mirë në Evropë”.

Lexo edhe :  Guardiola bëhet pishman! Do të rikthejë ish-lojtarin e tij për 170 mln euro

“Gjithmonë të dhemb kur humbet, veçanërisht në finale dhe veçanërisht në një finale ku ne kishim shanset tona për të fituar, – deklaroi ai, duke vijuar: “Na u desh të vuanim, por edhe ia dolëm t’i bënim ata të vuanin, edhe pse ata gjetën golin e fitores atëherë kur dukej më pak e mundur.”/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

PD e sëmurë nga mungesa e meritokracisë! Në 2022 u premtua fillim i ri, por nuk ndodhi

Një nga emrat që spikati për garën e fortë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndonëse nuk e fitoi,...

Nard Ndoka tallet me Berishën/Vetëm çelësi ka ndryshuar, bravat dhe justifikimet njëlloj

Humbja e thellë në zgjedhjet e 11 majit nga opozita ka ngritur edhe debatin pse kreu i PD-së Sali Berisha nuk po zbaton statutin dhe...

Planifikimi urban/ Hyn zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë

Ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare, i cili sjell ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit. Këto...

“Jo çdo rrobë e pisët lahet jashtë shtëpisë”/ Alimehmeti: Duhet retushim brenda PD

Kandidati i PD për deputet në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në emisionin “Kjo javë” ku ndër të tjera foli dhe...

Ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas disa orësh 9- vjeçarja

Një 9-vjeçare ishte larguar nga prindërit teksa ndodheshin me pushime në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan vogëlushen familjes, shqiptarë...

Lajme të tjera

Web TV