Liga i paraqet Fidel Yllit rrugëzgjidhje, dorëzon raportin e plotë për katër kërkesat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fidel Ylli i kërkoi Ligës së Profesionistëve t’i dorëzojë një raport të plotë ku të shpjegonin, argumentonin, katër kërkesat e tyre, në mënyrë që ky raport ti paraqitej më pas ekspertëve të Ministrisë së Financave.

Ky raport i është dorëzuar negociatorit të zgjedhur nga qeveria, Fidel Yllit, një material i përgatitur nga një grup ekspertesh që fokusohet kryesisht te ligji për sponsorizimet, si një akt ligjor i domosdoshëm për zhvillimin e sportit në Shqipëri, mbi bazën e standarteve dhe praktikave europiane.

Propozimet e paraqitura nga Liga në këtë dokument mbështesin qartësisht idetë dhe rrugëzgjidhjet për një hov cilësor në drejtim të administrimit, formalizimit dhe fuqizimit të sporteve në tërësi, jo vetëm të futbollit, lexohet ndër të tjera në reagimin e Ligës së Profesionistëve.

Ky reagim i Ligës vjen si një përgjigje ndaj deklaratws së bërë nga ministrja Denaj, e cila në një prononcimin për News24 theksoi se 2 nga katër kërkesa e Ligës ishin të pazbatueshme, por në çdo rast, si qeveri, ishin të hapur për të mirëpritur çdo zgjidhe apo ide inteligjente që mund të përmirësonin ligjin për sportin në mënyrë që Liga ti jap fund bojkotit të nisur më 12 shtator.

Ky shihet si një tjetër hap pozitiv për të dërguar palët drejtë një tryeze të përbashkët por zgjidhja e këtij ngërçi duket e largët për sa kohë palët nuk tërhiqen nga vendimet e marra, Liga nuk zbret në fushë pa u miratuar me ligj kërkesat e tyre ndërsa kryeministri Rama nuk pranon të takoj grupin negociatorë në një kohë kur bojkoti qëndron në fuqi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Spanja në alarm nga xhihadistët, 95 të arrestuar në 8 muaj

Në Spanjë po vihet re një përshkallëzim i vërtetë në luftën kundër terrorizmit xhihadist. Shifrat janë alarmante. Vetëm gjatë...

“Kur të flas unë…” Kë po kërcënon Erion Veliaj me videon e fundit?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë “viral” në rrjetin social Tik Tok gjatë kohës që qëndron i izoluar në qendrën e paraburgimit në...

Trump: Televizioneve ABC dhe NBC t’i hiqen licenvat, janë të njëanshme

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar televizionet ABC dhe NBC, duke i quajtur ato të njëanshme dhe një kërcënim për demokracinë. Presidenti deklaroi se...

Ikin shqiptarët, puna po bëhet nga indianë, turq e afrikanë

Gati 12 mijë të huaj janë të punësuar në bizneset shqiptare, kryesisht në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë. Shifrat zyrtare tregojnë se interesi...

FSHF, hidhet shorti! Zbardhen kalendarët për kampionatet U-19, U-17, U-16 & U-15

Departamenti i Garave në FSHF ka hedhur shortin për edicionin e ri të kampionatit “Abissnet Superiore” për grupmoshat U-19, U-17, U-16 dhe U-15. Shorti u...

Lajme të tjera

Web TV