Manastirliu në Laprakë: Shmangni fluksin në QSUT, shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetsisë, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar ditën e sotme qendrën shëndetësore në Laprakë e cila do të shërbejë 24 orë për urgjencat pediatrike, për të përballuar fluksin në sezonin e vjeshtë-dimrit.

“Duke filluar nga 1 Tetori, katër qendra shëndetësore në Tiranë që do të ofrojnë, me ekipe të përforcuara, shërbim ditë-natë për përballimin e periudhës së vjeshtë-dimrit për urgjencat pediatrike. Me vendimin tonë për të garantuar shërbimin 24 orë pa ndërprerje afër vendbanimit, synojmë të shmanget fluksi në QSUT gjatë natës”, tha Manastirliu.

Duke garantuar se shërbimi në qendrat shëndetësore 24 orëshe ofrohet i plotë dhe me cilësi, Manastirliu bëri këtë apel për prindërit.

“Një apel për të gjithë prindërit, mos i dërgoni fëmijët direkt në QSUT, por drejtohuni pranë qendrave shëndetësore afër vendbanimit. Dhe është mjeku juaj pediatër që e vlerëson nëse ka nevojë për trajtim në QSUT. Duhet të shmangim sa më shumë flukset në QSUT, sidomos në këtë periudhë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se sistemi po organizohet për vaksinën e gripit, sipas një plani të detajuar.

“Po bëhen gati edhe për vaksinen e gripit, e cila këtë vit do të ketë shumëfishim të dozave krahasuar me vjet, për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve por edhe të gjithë grupeve të rrezikuara”, tha Manastirliu.
Qendrat shëndetësore me shërbim 24 orë në 7 ditë të javës do të jenë me shërbim të përforcuar duke filluar nga data 1 Tetor, përgjatë gjithë periudhës së vjeshtë-dimrit. Qendra shëndetësore nr. 6 në Kombinat, qendra shëndetësore nr. 7 në Laprakë, qendra shëndetësore nr. 8 pranë sheshit Wilson dhe qendra shëndetësore nr. 10 në zonën e Oxhakut do të ofrojnë shërbim 24 orë për urgjencat pediatrike./Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Merkatoja e futbollit, 8 nga 10 blerjet big u kryen në ishull

Vetëm 3 ditë para mbylljes së merkatos së kësaj vere, disa klube kanë bërë lëvizje gjigante, duke shpenzuar shifra...

Zyrtare: Futbollisti Arbnor Muja rikthehet në Belgjikë

Sint-Truiden VV ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Arbnor Muja, i cili vjen nga Samsunspor në formë huazimi për një sezon, me të drejtë blerjeje. 27-vjeçari...

Koncert në burgun e Fushë-Krujës! G-Bani këndon për të burgosurit

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother Vip Albania ka qenë sot në burgun e Fushë-Krujës, ku ka mbajtur një koncert për të burgosurit në...

Begaj pret luftëtarët e parë të UÇK-së: U stërvitën në Surrel

Presidenti Bajram Begaj ka pritur të enjten në zyrën e tij disa ish- luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Me luftëtarët e parë për çlirimin...

Berisha nuk heq dorë: Nuk i njohim zgjedhjet

Komisioni Rregullator ditën e sotme ka certifikuar përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtur në 11 maj, 2025. Komisioni Rregullator votoi në parim dhe...

Lajme të tjera

Web TV