Parashikimi i motit për sot, ja si do të ndryshojnë temperaturat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas MeteoAlb paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin, ku më të shpeshta mbeten në zonat veriperëndimore. Mesdita dhe pasditja sjellin sërish një sistem të dendur vranësirash duke rrezikuar shira fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht përfshijnë dhe zonat qendrore duke lënë jugun më mot të vranët.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do fryjë mesatare paradite por forcohet ndjeshëm në pasdite me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në MV. Parashikohet që pasditja dhe orët e natës të zhvillojnë vranësirat .

Rajoni dhe Evropa

Vranësira të dendura, rrebeshe shiu dhe stuhi ere mbizotërojnë Brigjet e Italisë dhe pjesërisht Ballkanin Perëndimor, po ashtu shira të rrëmbyeshëm do të përfshijnë qendrën dhe veriun e kontinentit. Ndërsa lindja dhe jugperëndimi i Evropës mbeten me kthjellime. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV