Thaçi pas arrestimeve në Kosovë: Serbia ka bërë qindra masakra mbi shqiptarët, askush s’është dënuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën serbe të 26 shtatorit 1998, ku u vranë 23 pjesëtarë të familjen Deliu në Abri të Epërme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Thashë shprehet se për 400 masakrat serbe të bëra mbi popullin shqiptarë askush nuk është dënuar.

“Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq.

Masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar.

Themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Kujtimi dhe nderimi i tyre është i përjetshëm! HTH”

Postimi i presidentit Thaçi vjen një ditë pas arrestimeve të kreut të UÇK, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj.
La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Zvicra zbulon a do ta arrestojë Putinin

Zvicra do t'i japë presidentit rus Vladimir Putin "imunitet" nëse ai viziton vendin për bisedime hipotetike paqeje me Ukrainën. Kështu...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Bardhi i përgjigjet kritikave të Ramës për gjyqtarin Balliu

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas kritiklave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu që sipas kreut të...

Grabitet diamanti me vlerë 25 mln dollarë në Dubai

Një nga diamantet më të rralla dhe më të vlefshme në botë, me peshë 21.25 karat, ishte në qendër të një grabitjeje kinematografike në...

Lajmi i fundit: Hungaria kërcënon Kievin zyrtar

Përveç luftës me Rusinë, Ukraina tashmë do duhet të përballet me një tjetër shqetësim që vjen nga Hungaria. Tensionet midis dy vendeve u përshkallëzuan pasi...

Lajme të tjera

Web TV