Aksident në Tiranë, automjeti përplas 10 vjeçaren

Aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një fëmije të mitur është regjistruar sot në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:54, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku mjeti me drejtues shtetasin A.H., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E.M., 10 vjeçe.

Menjëherë pas përplasjes e mitura është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al