VIDEO/ Yari Carrisi dhe Thea: Prindërit e mi janë një mit, ne do të dëshironim të këndonim me ata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Djali i Al Bano Carrisit dhe Romina Power, çiftit më të dashur të skenave italiane në vitet ’80 madje edhe jashtë vendit të tyre tregon emocionet e tij në lidhje me të dashurën Thean dhje ngjajshmërinë që çifti i tyre ka me prindërit e tij, e para këtij krahasimi ai nis me një batutë mbreslënëse intervistën me gazetarin : “Nga babai im kam marrë miopinë dhe zërin, nga nëna ime anglishten Shekspiriane”.

Më 2 tetor në Otranto në farin Punta Palascia, çifti performon në një “koncert shpirtëror” në pritje të agimit hënor.

E pamundur për të mos bërë krahasime. Sepse çiftet duken të ngjashme. Dhe ata do të jenë edhe më shumë të premten pasdite më 2 Tetor, në far Punta Palascia në Otranto, ku ata do të performojnë: Ai në kitarë, tambur, harmonikë indiane dhe zë, ndërsa ajo në harmonikë, dhe do të përfaqësojë zërin tibetian.

Ata do të interpretojnë këngë të “Kulturës së Meditimit” të “Dashurisë së Paqës”, duke pritur lindjen e hënës. Thea (Crudi) & Yari (Carrisi) si Al Bano dhe Romina: ajo është 32 vjeç, ai është 47, të bashkuar në jetë dhe muzikë.

Yari tha se ”përballja me prindërit e tij është e pashmangshme, përveç kësaj, ngjashmëria është saktësisht njësoj”.

“Babai im dhe nëna ime ishin një çift aq i fuqishëm, është e vështirë të dalësh nga ajo dritë. Ata janë simboli i çiftit dhe pasionit.  Kush dëshiron të gjej një ngjashmëri me ne do të gjejë një rrugë të asfaltuar ». Ndërsa Thea ndërhyn: “Historia që kishin prindërit e saj është një dhuratë, kështu që është mirë të jesh miq me ta.”

Lexo edhe :  Veprime të dhunshme ndaj vajzës së partnerit/ Procedohet penalisht Genta Gjalpi

Më pas ata pyeten nga gazateri për njohjen e tyre:
“Unë kisha shkruar një program të quajtur “Pellegrinaggi”, (pelegrinazhe): Unë e kisha përgatitur atë në Indi midis viteve 2018 dhe 2019. Në maj unë duhej të filmoja episodin “Zero”, por më pas ndodhi ajo që ndodhi dhe kështu fillova të kërkoj njerëzite duhur në Itali që të përfshihen në projekt. Në internet gjeta Thean, e cila bënte një orë transmetim të drejtpërdrejtë çdo ditë. Kam pritur që ajo të vijë për një koncert në Pulia dhe shkova ta dëgjoja me nënën time ».

 “Dhe si ishte” vijon gazetari?
Thea përgjigjet, “Gjëja e mirë është që atë ditë një mik i imi i dashur, mësuesi shpirtëror Giorgio Cerquetti, më tha se duhej të kisha takuar Rominën.

Nuk dija asgjë për Yarin, nuk kam TV në shtëpi dhe nuk e shikoj kurrë. Por në takimin e dytë u transferova tek ai në Otranto. Ai më pyeti: çfarë dëshiron të bësh? Dhe unë iu përgjigja: Unë dua të jetoj me ty ».

Yari  shton, “Nëse vërtet dëshironi të na krahasoni me babanë dhe nënën time, atëherë le të hedhim një vështrim në çiftin e viteve 60-70, para Felicità-s , kur kishte një bashkëpunim të vërtetë mes tyre, ata shkruanin pjesë së bashku, muzikë me cilësi të lartë që në Itali nuk ka marrë kurrë vlerësimin e duhur, por jashtë vendit po: Po mendoj për albume si Atto I “, 1978 , Aria pura.” (Ajër i pastër ). Ata ishin shpirtra të vërtetë të lirë »./ OGGI, Ru. Do/ Fjala.al

 

 

Të fundit

Banorët e Hotolishtit, protestë: Rruga e re na prish fshatin, mos na shkatërroni shtëpitë

Banorët e Hotolishtit në Librazhd u mblodhën sërish në protestë këtë të mërkurë, duke denoncuar shqetësimeve të tyre për...

Primaret, premtimet, LaCivita dhe çeku 6 milion dollarë (nga Artur Ajazi)

Nga ARTUR AJAZI Gjithë fushata e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 për opozitën, është rrotulluar në tre faktorë, primaret, premtimet, Civita, dhe së fundi...

Zaloshnja: Deri më 11 maj priten 200 mijë vota nga diaspora!

Eksperti Eduard Zaloshnja shkruan se emigrantët shqiptarë në përgjithësi nuk janë regjistruar mjaftueshëm për të votuar. "Deri në çastin që po shkruaj këto rreshta,...

Rama u drejtohet sërish emigrantëve në Greqi: Votoni për Shqipërinë evropiane!

Kryesocialisti Edi Rama iu ka bërë sërish thirrje emigrantëve të Greqisë që të kthejnë zarfet me votat në KQZ. Rama thotë se nga informacionet që...

U mbyll 60 vjet më parë, Trump urdhëron rihapjen e burgut të Alcatraz-it

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje, të dielën, se ka urdhëruar administratën e tij dhe agjencive përkatëse shtetërore të rindërtojnë dhe rihapin burgun...

Lajme të tjera

Web TV