FOTO-VIDEO/ Zhgënjehen fanset e Gabriel Garko, aktori italian pranon publikisht se është gay

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i kinematografisë italiane, , emri i vërtetë i të cilit është Dario Oliver, ka emocionuar një publik të tërë në “Big Brother Vip”.

Mbrëmjen e kaluar aktori hyri në shtëpinë e konkurrentëve për t’i lexuar një letër që i’a kishte shkruar me shumë vështirësi ish-partneres së tij Adua Del Vesco.

48-vjeçari e lexoi letrën e tij publikisht e që në fjalët e para dëgjohej zëri teksa i dridhej nga emocionet.

 

View this post on Instagram

 

Il segreto di Gabriel. #GFVIP

A post shared by Trash Italiano (@trash_italiano) on

“A të kujtohet kur të thashë në Sanremo se doja të bëja gjërat e mia? Këtu dhe atje pata guximin të filloj të jetoj, thashë moshën time të vërtetë. Atje, fëmija u kthye në jetë dhe sot më shumë se kurrë dua të të them se nuk gjej dot më një maskë që më përshtatet.” -tha Garko duke shtuar se lidhja që ata përjetuan ishte vetëm një përrallë.

Kur u pyet nga moderatori Alfonso Signorini se çfarë nënkupton me këto fjalë, ai shtoi: ““Ah si mund ta shpjegoj! Nuk është vendi i duhur. Nuk mendoj se ka nevojë për shumë shpjegime. Jemi në 2020-n.”

Gabriel Garko i njohur për rolin e tij si kreu i mafias Tonio Fortebracci në serialin “L’onore e il Rispetto” ka patur një fejesë false me aktoren Adua Del Vesco prej 3 vitesh.

Tashmë që doli hapur me orientimin e tij seksual më në fund mund ta jetojë jetën i lirë. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV