Drafti i PD/ Gjiknuri: Do të shqyrtohet në Këshill, ja kur nisim dialogun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri pas mbledhjes së Komisionit Përzgjedhës për KQZ-në e re deklaroi se drafti i PD për hapjen e listave do shqyrtohet në Këshillin Politik.

Sipas Gjiknurit kjo gjë do të ndodhë pasi Komisioni i ligjeve të votojë nen për nen propozimet e PS dhe opozitës parlamentare.

“Sa i përket Këshillit Politik, ne mbrëmë vonë morëm draftin e PD-së. Komisioni i Ligjeve ka filluar shqyrtimin, dhe nesër do vazhdojmë me komisionin e ligjeve për të përafruar disa qëndrime dhe natyrshëm më vonë më vonë do t’i japim përgjigje dhe PD se kur do të thërrasim Këshillin Politik e më pas të fillojmë dialogun”, u shpreh Gjiknuri.

Pas propozimit të PD, Rudina Hajdari kërkoi mbledhjen e Këshillit Politik të martën në orën 12:00, por kërkesa u refuzua publikisht nga Gjiknuri i cili tha se nuk mund të mblidhet këshilli politik pa përfunduar puna në Komisionin e Ligjeve për draftin e PS dhe opozitës parlamentare.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Përfaqësuesi i PD: Kutitë e Greqisë bëjnë me turp bastionet socialiste

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se procesi i votimit të Diasporës, veçanërisht në Greqi, është minuar nga...

Eduard Zaloshnja: PD+LSI gropë të madhe elektorale edhe në Tiranë, ku popullsia rritet

Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur nga viti në vit. Dhe...

Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me një incident të rëndë ku...

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe...

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i është rikthyer sërish “planeve” të...

Lajme të tjera

Web TV