Emër shqiptar apo serb? Gjimshiti dhe modelja Menkoviç bëhen prindër për herë të parë

Ai është kthyer në një nga liderët e padiskutueshëm të Kombëtares Shqiptare vitet e fundit kjo jo vetëm falë paraqitjeve të shkëlqyera, por edhe falë karakterit të shfaqur në fushën e lojës. Berat Gjimshiti ishte padyshim shqiptari më protagonist këtë sezon ku shkoi deri në çerekfinalet e Champions League me Atalantën. Ai rrëmbeu edhe duartrokitjet e tifozëve shqiptarë nq një sfidë aspak të mirë si ajo ndaj Lituanisë, ku pasi Hysaj doli me të kuq, mori shiritin e kapitenit duke u sjellë denjësisht si një i tillë.

Por ky vit do të jetë i veçantë për mbrojtësin kuqezi sepse ai u bë baba për herë të parë.Partnerja e tij,  Bukuroshja serbe, Alisa Menkoviç, solli në jetë djalin e parë. Të gjithë ishin kuriozë se si do të quhej djali i çiftit, do të kishte emër shqiptar apo emër serb? E për të evituar çdolloj pakënaqësie, Berati dhe Alisa preferuan një emër anglez; si zgjidhje kompromisi.  Bebja, që erdhi në jetë këtë shtator, do të quhet Lion (luan, në anglisht).

Pa.Va/Fjala.al