Mbyllen hetimet për Abaz Dogën dhe bashkëpunëtorët që abuzuan me nxënësen në Babrru

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka mbërritur në Gjykatë dosja ne lidhje me abuzimin me nxënësen e mitur në Babrru, ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik.

Prokuroria ka mbyllur hetimet për Abaz Dogën, Klajdi Poci, dhe dy të miturit R.O., dhe F.B., të akuzuar për abuzimin seksual me vajzën e mitur në një shkollë 9-vjeçare në Babrru. Sipas kërkesës për gjykim, e mitura ka deklaruar se e kanë kërcënuar se do i nxirrnin foto intime dhe ka shkuar në banesën ku kërkonte Abaz Doga.

Në vitin 2018 ka qenë hera e parë e abuzimit. Ajo thotë është detyruar të shkoj disa herë të tjera për shkak të presionit dhe frikës se ai do iu tregonte familjareve. Në kërkesë thuhet se Klajdi Poci, është personi që e ka kërcënuar me videot, me të cilin ka kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale.

Sipas dëshmive, rezulton se 3 të pandehurit kundërshtojnë njëri-tjetrin sa përket abuzimit me të miturën. Ndërkohë që vetë vajza e mitur ka deklaruar se është abuzuar për herë të parë nga Abaz Doga, ky i fundit fajëson të pandehurit e tjerë.

Kështu, Doga ka pretenduar se herën e parë që e ka marr në shtëpie, vetëm e ka prekur, ndërsa shton se kanë qenë dy të rinjtë që fillimisht kanë abuzuar me vajzën, i kanë bërë video intime, të cilat Abaz Doga ia ka blerë dy të miturve për shantazh.

Më tej, i pandehuri tjetër Klajdi Poci ka thënë se ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën por videon e ka bërë Doga. Ndërkohë dy të miturit e tjerë të pandehur, kanë deklaruar se Abaza Doga i ka bërë presion vajzës që të shkonte me ta. Dy shokët kanë filmuar aktin në video.

Lexo edhe :  VIDEO/ Rama ndan pamje mes natyrës fantastike në Shtegun e Ngjyrave në Kukës

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

“Ndodhi papritur”/ Dëshmojnë të afërmit e 4- vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinë

Nëna, babai dhe gjyshi i 4-vjeçares shqiptare që u gjet e mbytur në pishinën e një vile në Paksos...

114 vite nga rënia në betejë, inaugurohet në Tuz varri monumental i heroit Dedë Gjon Ujka

Në 114-vjetorin e vdekjes së udhëheqësit të kryengritjes së Malësisë së Madhe, Dedë Gjon Ujka, që dha jetën në betejën e përgjakshme në Qafën...

Vendimi për Noel Clarke është një fitore për gratë guximtare dhe për gazetarinë

Katharine Viner* Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të Guardian pasi aktori dhe regjisori britanik paditi për shpifje për akuzat e sjelljes seksuale të...

Punonjësi vjedh xhiron e lokalit dhe arratiset, policia shpall në kërkim 20-vjeçarin

Punonjësi vjedh xhiron e lokalit në plazhin e Himarës dhe arratiset pa gjurmë. Denoncimi është bërë në Komisariat nga vetë menaxheri i subjektit, që ka...

Rrëfimet e dhimbshme të qytetarëve në Gaza, një kilogram domate kushton 30 dollarë

Uria katastrofike e shkaktuar nga bllokada e ndihmës ndihet më shumë nga të moshuarit, të rinjtë dhe të varfrit në Gaza. Në rrugët e mbipopulluara...

Lajme të tjera

Web TV