Ministrja Denaj për mungesën e investitorëve strategjikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndër akuzat që opozita ka hedhur ndaj qeverisë është edhe mungesa e investitorëve të huaj strategjikë. Por ministrja e Financës dhe Ekonomisë Anila Denaj ka një analizë tjetër në këtë drejtim.

Në emisionin “Hard talk nga Roalnd Qafoku”, Denaj lidhur me mungesën e investimeve strategjike dhe ato të huaja në vendin tonë ministrja Denaj është shprehur se fokusi është vendosur tjetërkund.

Sipas saj nuk është e rëndësishme të kemi një investitor strategjik të madh pasi duhen disa investitorë të mesëm që do të cojnë përpara ekonominë duke diversifikuar në sektore të  ndryshme ndër vite dhe duke sjellë qëndrueshmëri.

“Një strategji e qëndrueshme shkon përpara dhe  paralelisht me një investim të madh.Ne flasim për një situatë post pandemie që duhet adresuar me zgjuarsi. Si ?

Nuk mund të vi një  investitor kaq i madh siç ishte TAP-i në një treg kaq të vogël si Shqipëria, në raport edhe me numrin e personave që janë forcë pune. Nuk mund të vi as në Mal të Zi as  në Maqedoninë e Veriut, por sigurisht si rajon ballkanik do vi.” ka thënë Denaj .

Ndër të tjera Denaj është ka shpjeguar se investitorët e mëdhenjë strategjik synojnë tregje më të mëdha, sic mund të jetë tregu rajonal në bashkëpunim edhe me vende të tjera që gjithsesi do të ishte në dobi të Shqipërisë.

Këtu bëhet fjalë për një rajon me 18 milionë banorë dhe të gjithë marrëdhëniet prej vitesh synojnë që rajoni të integrohet për investitorë të huaj,  për një format më të gjerë, sepse shkalla është ajo që do ta sillte investitorin në rajon. Ndërkohë për pjesën e investitorëvë të huaj strategjikë me nivel më të ulët shkalle por të fokusuar në Shqipëri, ne kemi 15 projekte që jemi duke i ndjekur brenda formatit të investitorëve strategjikë. /Jo.Be/Fjala.al/

Lexo edhe :  Pagat rriten, 366 miliardë lekë në arkë, por shpenzimet frenohen nga zgjedhjet

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV