Miratohen nga OBSH/ Së shpejti shpërndahen testet e Co*vid-19 që nxjerrin rezultatin për 30 minuta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në pritje të krijimit të vaksinës anti-Covid , vendet më të zhvilluara të botës po përparojnë në krijimin e tamponëve që tregojnë rezultatin në një kohë shumë të shpejtë.

Mijëra jetë do të shpëtohen dhe pandemia do të frenohet ndjeshëm në vendet e varfëra. Testet për Covid-19 që e tregojnë rezultate në vend për 15 deri në maksimumi 30 minuta do të mundësohen për të gjithë botën.

Afro 120 milion analiza të shpejta antigjeni nga dy kompani do të furnizojnë vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme për 5 dollarë secila, ose edhe më pak.

Sipas The Guardian, testet të cilat duken si një test shtatzënie, duhet të lexohen nga një punonjës shëndetësor. Një test ka marrë miratimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe tjetra pritet ta marrë atë së shpejti.

Testet e shpejta dhe të thjeshta por me cilësi të lartë do të lejojnë kontrollimin masiv të punonjësve shëndetësorë, të cilët po vdesin në numër joproporcional në vendet me të ardhura të ulëta.

Vendet e pasura që kanë nënshkruar iniciativën e Aksesit në mjetet Covid (përshpejtuesi ACT), gjithashtu do të jenë në gjendje të porosisin testet.

Nisma u nis në mars nga OBSH, komisioni Evropian, Fondacioni Gates dhe qeveria Franceze.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Zgjedhjet/ Avokatja e Popullit: Kemi parë vetëpërmbajtjeje nga politika

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në tryezën e diskutimit për procesin zgjedhor, tha se gjatë kësaj fushate elektorale, gjuha...

Aksidenti me 3 fëmijët e plagosur në Tiranë, arrestohet shoferi, kaloi me portokalli

Policia Rrugore e Tiranës arreston shoferin e automjetit që aksidentoi 3 të miturit që lëviznin me monopatinë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Në pranga u...

Droga, iluzioni që po e mban botën jashtë realitetit

26 Qershori Dita Ndërkombëtare kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Paligjshëm Nga Leonard Veizi Në labirintin e shpirtit njerëzor, aty ku dhimbja tenton si hijet e gjata...

Nis zbatimin “Paketa e Maleve”, kriteret për blerjen e tokës shtetërore me 1 euro!

Qeveria synon të zhvillojë zonat rurale malore nëpërmjet një nisme të pagëzuar si “Paketa e Maleve”, tashmë ligj i hyrë në fuqi pas botimit...

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, ‘certifikon’ rezultatin e 11 majit edhe në Vlorë

Partia Demokratike merr tjetër goditje për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e PD, e cila kishte kërkuar pavlefshmëri të...

Lajme të tjera

Web TV