Murrizi për Kodin Zgjedhor: Varianti i PS-së është sondazh dhe jo lista të hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Komisionin e ligjeve ku po diskutohen ndryshimet e propozuara për Sistemin Zgjedhor, deputeti Myslim Murrizi ka theksuar se opozita është për lista të hapura 100%.

Ai u shpreh i gatshëm t’i vihen në dispozicion çdolloj propozimi që garanton lista 100% të hapura.

“Kemi kërkuar të ndryshohen 4 nene. Nuk kërkojmë të kushtëzojmë asnjë subjekt poliitk. Por nuk pranojmë të na kushtëzojë asnjë subjekt tjetër politik. Unë përshëndes çdo propozim që është në sinkron me frymën e 11 deputetëve propozues, qiftë nga kolegë të tjerë deputetë, nga mazhoranca apo opozita parlamentare.

Unë nuk mendoj se është e vështirë. Për të hapur listat 100% do ti vihesha në dispozicion çdolloj propozimi. Të gjejmë një konsenss që të mos tallemi as me listat as me qytetarët”, tha Murrizi.

Draftin e PS Murrizi e quan një sondazh dhe jo variant të 25 prillit. Më tej ai ka bërë dhe një shtesë në propozimin e tyre, duke kërkuar që me hapjen e listave të ketë edhe një komision numërimi jo politik.

“Varianti i PS nuk është variant i 25 prillit por njëfar sondazhi. E kam parë me vëmendje variantin e propozuar nga PS. Ata që rendin më të parët nga votuesit tuaj i rendisni në listën përfundimtare të 25 prillit.

Trashë trashë është mos më pengoni çfarë me jep të drejte kushtetuta dhe su pengoj çfarë iu jep të drejtë kushtetuta. Mos më pengoni mu me fuqinë e kartonave atë të drejtë që është fituar më 31 korrik.

Ne kemi kërkuar që listat të jenë të hapura 100%. Me detaje unë kam propozuar ndryshimin e 4 bneneve. Kam shtesë për nenin 95. Kemi kërkuar që të ndërhyhet edhet e numërimi i votave. Listat  e hapura do të kërkojnë një komision numërimi jo politik për të ruajtur garën mes vetes”, permbylli më tej Murrizi.

Lexo edhe :  Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Itali, babë e bir humbin jetën brenda pak orësh! Detaje nga familja e famshme

Familja e njohur në Modena, pronarë të Hotel del Corso, janë përballur me një tragjedi të dyfishtë. Djali i...

Dorëhiqet kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar një ditë më parë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha,...

Rusia sulmon Ukrainën perëndimore, alarmohet Polonia

Moska shënjestroi Ukrainën me një rekord prej 728 dronësh, vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua të dërgonte më shumë...

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert Haxhiut, i dyshuar si kreu...

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë...

Lajme të tjera

Web TV