Nuk kalojnë këtë të enjte në Kuvend/ Shtyhet miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor

Ditën e enjte, datë 1 tetor ishte parashikuar që të miratoheshin ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por plani tashmë ka ndryshuar.

Me draftin e propozuar nga opozita tashmë ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të marrin kohë për t’u miratuar.

Më  1 tetor nuk do të ketë miratim të ndryshimeve, por do i lihet kohë konsesusin mazhorancë-opozitë për dy draftet që janë tashmë në tryezën e Këshillit Politik, shtuar dhe atë të opozitës parlamentare.

Madje as Komisioni i Ligjeve nuk do të ketë seancë për të shqyrtuar dy draftet e mazhorancës dhe opozitës parlamentare dhe për t’ia dërguar Kuvendit.

 

Pa.Va/Fjala.al