Konflikti ka shpërthyer tashmë zyrtarisht dhe mosmarrëveshja mes dy vendeve deri më tani ka shkaktuar 39 viktima. Turqia është pozicionuar qartë duke mbështetur Azerbajxhanin në konfliktin me Armeninë. Separatistët armenë thonë se janë sulmuar nga ushtarët turq dhe avionë F-16 në Nago-Karabak, një zonë që është territor azer por banohet nga armenë etnikë.
Lideri i tyre, Arayik Harutyunyan thotë se Turqia po bën një ‘politikë agresive dhe ekspansioniste’ në rajon, ndërsa Ankara u zotua për mbështetje të plotë për ‘vëllezërit azerbajxhanas’.
Nga ana tjetër, Rusia mund të hyjë në konflikt si një aleate e Armenisë kristiane, duke sjellë një përballje të mundshme Rusi-Turqi.
Lufta mes dy vendeve ka shpërthyer ditën e djeshme, për rajonin e Karabak. Konflikti i shuar prej vitesh dhe është rindezur dje. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga armenët etnikë. Kur u shkëput në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në luftime. Ndërkohë presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka deklaruar ditën e djeshme se është i sigurtë për të rimarrë kontrollin mbi rajon.
Me.Ra\Fjala.al