U rrëmbyen për 4 ditë, ja si shpëtuan dy shqiptarët nga banda e trafikantëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë janë mbajtur të mbyllur dhe të lidhur me zinxhirë nga një bandë trafikantësh në Náquera (Valencia).

Alarmin e ka dhënë një prej tyre, i cili arriti të lirohet e të shpëtojë të shtunën e kaluar pas katër ditësh rrëmbimi.

Banda i akuzoi ata se kishin vjedhur një sasi të madhe marijuane që ata e rritën dhe e fshehën në vendin ku mbaheshin.

Një nga pengjet, siç shkruan gazeta spanjolle “ElMundo”, arriti të thyejë zinxhirët me të cilët ishte lidhur dhe u arratis për të kërkuar ndihmë. Një fqinj e gjeti atë të plagosur dhe njoftoi forcat e sigurisë.

Garda Civile dhe Policia Lokale morën në pyetje burrin, i cili i paralajmëroi ata se i njohuri i tij ishte ende duke u mbajtur dhe i çoi në vendin ku ai ishte, gjithashtu me shumë lëndime dhe i lidhur me zinxhirë në një shtyllë.

Në këqyrjen e ambienteve u gjet kanabis si dhe enë për kultivimin e lëndës narkotike. Të dy të liruarit janë marrë në pyetje për të përcaktuar marrëdhëniet e tyre me bandën e drogës.Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Miratohet në parim marrëveshja me Serbinë për sigurimet shoqërore

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për sigurimet shoqërore. Shqipëria ka nënshkruar një...

Veliaj nxjerr videon nga zyra një orë para se të arrestohej: Kemi disa punë…

Erion Veliaj i është bashkuar ‘modës’ së rrjeteve sociale nga burgu. Ai ka postuar një video, ku shfaqet brenda zyrës së tij në bashki, një...

Protestat në Los Angeles, Trump sulmon përsëri guvernatorin e Kalifornisë

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom duke e akuzuar për dështimin në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbatimin...

Trafikimi i votave brenda PD, Aulon Kalaja: Vota ime u manipulua

Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së kishin trafikuar votat e njëri-tjetrit. Lidhur...

“Prokuroria po heton atë që nxori videon, por jo atë që duhet ta ruante”

Vrasja e të miturit Martin Cani 8 muaj më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja solli reagime të...

Lajme të tjera

Web TV