Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook lidhur me procesin e votimit për kandidatët e KQZ-së.
Elezi shkruan se shumë intelektualë shqiptarë po i kërkojnë Partisë Demokratike të mbështesin emra të caktuar për përfshirjen në politikë, por sipas tij ky nuk është proces mbështetës, por proces fundosës.
“Po ndodh sot në Kukës, dhjetra përkrahës të X-it, i kërkojnë anëtarëve të votojnë kundër Y-it, dhe dhjetra mbështetës të Y-it, u kërkojnë të votojnë kundër X-it” shkruan Elezi.
Ai e konsideron të turpshme të fusësh institucionalisht frymën e urrejtjes.
“Kjo është e turpshme, të fusësh institucionalisht frymën e urrjetjes është e patolerueshme dhe demokratët sdo jua falin” shkruan demokrati. /Ra.My.Fjala.al/