Macron: Ndërmjetësim evropian në mes të krizës bjelloruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emmanuel Macron, presidenti i Francës, premtoi ndihmën e Evropës në ndërmjetësimin e krizës politike në Bjellorusi.

“Ne do të bëjmë më të mirën tonë si evropianë, për të ndihmuar në ndërmjetësim”, u tha Macron gazetarëve në Vilnius të Lituanisë, ku takoi udhëheqësen e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya.

Bjellorusia është përfshirë nga protestat kundër regjimit të Alaksandr Lukashenkës qysh pas zgjedhjeve të 9 gushtit, në të cilat Lukashenko pretendon se ka fituar mandatin e gjashtë presidencial.

Protestat janë shtypur brutalisht nga policia, me rrahje dhe arrestime masive.

Sipas protestuesve, opozitës dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, zgjedhjet janë manipuluar në favor të Lukashenkos.

Tsikhanouskaya është strehuar në Lituani shumë shpejt pas zgjedhjeve, pasi ka pasur raporte se autoritetet kanë planifikuar arrestimin e saj.

Vendet perëndimore kanë refuzuar ta njohin Lukashenkon si udhëheqës legjitim të Bjellorusisë dhe i kanë kërkuar atij të negociojë transferimin e pushtetit.

Ndërkohë Lukashenko ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 15 Korrik 2025

Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume...

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval tre mujor, një herë në...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Lajme të tjera

Web TV