Ditën e djeshme në SHBA u mbajt debati presidencial mes Joe Biden dhe Donald Trump, i cili u drejtua nga gazetari i kanalit Fox News, Chris Wallace.
Të dy kandidatët kanë qenë mjaft aktivë në rrjetin social “Twitter”, ku edhe kanë vijuar me deklaratat e tyre. Biden ka ndarë me ndjekësit e tij sesi ishte përgatitur për debatin, një “metodë” që nuk e kishim parë deri më sot.
Ai ka ndatë një foto me një palë kufje telefoni dhe një kuti akullore me shije kikirikësh të kripur dhe çokollatë. Ndërsa krahas fotos së shpërndarë ai shkruan: Është nata e debatit, kam gati kufjet e mia dhe stimuluesit e performancës.
Trump-Biden, ishte i pari nga tre debatet e planifikuara për t’u zhvilluar gjatë muajit të ardhshëm. Debati u zhvillua me segmente 15-minutëshe, i përqendruar në gjashtë tema, ku në bazë të sondazheve ka dalë fitues Biden. Ndërkohë Trump dhe Biden do të takohen përsëri në fazën tjetër më 15 tetor dhe 22 tetor në dy debatet e fundit presidenciale. Ka.Li/fjala.al