Meta takim me ambasadorin e ri të Belgjikës në Shqipëri: Mirëpresim investitorët në vendin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka mbajtur një takim me ambasadorin e ri të Belgjikës Frèdèric Meurice.

Meta shprehet se Shqipëria mirëpret një prani më të madhe të investitorëve belg në vend.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Ambasadori i Belgjikës, Frèdèric Meurice i paraqet Letrat Kredenciale presidentit Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Belgjikës në Shqipëri, Frèdèric Meurice, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Pasi e uroi për përmbushjen me sukses të detyrës së tij, Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit.

Kreu i Shtetit u shpreh se mirëpresim një prani më të madhe të investitorëve belgë në Shqipëri.

“Jam i bindur, – tha Presidenti Meta, “që urë shumë e rëndësishme në bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona, do të jetë edhe komuniteti shqiptar në Belgjikë, që falë edhe punës së institucioneve belge është integruar me sukses në jetën dhe shoqërinë vendase.”

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Berisha shpalos programin në protestë/ Premtimi për rrogat dhe pensionet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpalosi në protestën e mbrëmjes së sotme programin e rritjes së rrogave dhe...

“Jemi të pamposhtur”, Berisha: Nga hiri u ngritëm si feniksi, sot kemi vulë e flamur

Kreu i Partë Demokratike Sali Berisha u prit me ovacione të shumta dhe shpërthime fishekzjarresh teksa u ngjit në podium për të mbajtur fjalimin...

Berisha “gardh” me truproja, nga kush trembet ish-kryeministri?

E ka cilësuar si protestën më të madhe opozitare, por në fakt grupi më i madh që u vu re në shesh ishte ai...

“Një vit më parë fola në protestë si i burgosur”/Berisha:PD bëri të pamundurat të mundura

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kujtoi protestën e 20 shkurtit 2024 gjatë fjalës së tij në protestën që po mbahet mbrëmjen e sotme...

Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, dy efektivë të dëmtuar (Foto/Video)

Opozita prej më shumë se një ore po proteston para Kryeministrisë. Aktualisht e ka marrë fjalën kreu i PD Sali Berisha. Por disa të rinj...

Lajme të tjera

Web TV