Nga Xhoi Jakaj
Mendoni zgjedhjet e lira e me kulturë në Shqipëri më 25 prill?! E ndërkohë ne që ëndërronim të kishim zgjedhje të lira, e të mira si Amerika.
Këta dy të moshuarit që janë kandidatë për presidentë në Amerikën e demokracisë e fyen njëri- tjetrin me libër shtëpie aq sa familjarët e tyre prezent u skuqen në fytyrë e thanë me vete, këtyre dy burrave që sillen si klloun as në shtëpi nuk ju besojmë, jo më ju të votoni për ta.
E skeptikët vendosen të mos shkojnë fare në votime?! Po te ne çfarë do ndodhë me skeptikët!
Ku po shkon kjo botë? Nuk e di as njeri! Nuk e di as unë? Nuk e di as ti! Ka thëne e madhja Aurela Gaçe në një ndër këngët e bukura të saj, e sot është aktuale në mbarë botën e trazuar nga shumëçka.