Arkeologët zbulojnë masakrën e epokës së hekurit, të ngrirë në kohë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arkeologët kanë zbuluar prova të një masakre të epokës së hekurit, të ngrirë në kohë për mijëra vjet.

Zbuluar në vitin 1935 dhe gërmuar për herë të parë në 1973, qyteti antik i La Hoya në Veriun e Spanjës u shkatërrua në një sulm të dhunshëm midis 350 dhe 200 para Krishtit.

Qyteti nuk u okupua kurrë, dhe ata që vdiqën në sulm mbetën aty ku kishin rënë derisa qyteti u zbulua.

Duke shpresuar të mësojnë më shumë rreth sulmit, studiuesit nga Universiteti i Oksfordit dhe një ekip arkeologësh nga Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja studiuan 13 skelete tashmë të gjetura, në analizën e parë të detajuar të mbetjeve njerëzore.

Burra, gra dhe fëmijë ishin midis tyre. “Një skelet e seksit mashkull dukej qe kishte dëmtime te shumta ne kafke duke na lëne te kuptohet se ai është përleshur me armikun ballë për ballë,” tha Teresa Fernández-Crespo, autori kryesor i hulumtimit, duke shtuar: “, por kafka nuk u rikuperua, dhe mund të ishte marrë si një trofe “.

Një burrë tjetër u godit me thikë nga prapa, ndërsa një burrë dhe një grua u prenë krahët, tha studimi, botuar të enjten në revistën Antiquity.

Por nuk ka asnjë provë, thanë studiuesit, për njerëzit që ktheheshin në qytet për të varrosur të vdekurit ose për të mbledhur gjërat e tyre. Analiza e disa skeleteve tregoi se ata ishin lënë në ndërtesa të djegura, ndërsa disa kishin mbetur aty ku kishin rënë në rrugë.

“Nga kjo mund të konkludojmë se qëllimi i sulmuesve ishte shkatërrimi total i La Hoya”, thanë studiuesit në një deklaratë, duke shtuar se sulmi mund të ishte motivuar nga vendndodhja e La Hoya, e cila ishte vendosur strategjikisht midis Kantabrit rajoni në bregdetin Atlantik të Spanjës, Mesdheut dhe pllajën e brendshme të Spanjës.

Lexo edhe :  Zhvilluan protestë përpara Bashkisë së Tiranës pa leje, nën hetim gjashtë persona

Ekspertët besojnë se vendbanimi ishte një qendër e aktiviteteve shoqërore, tregtare dhe politike.

Studiuesit thanë se La Hoya është e vetmja zonë Iberike e Epokës së Hekurit shkatërrimi i së cilës mund të ishte shkaktuar nga komunitetet lokale. Gjetjet tregojnë se një luftë në shkallë të gjerë ndoshta po ndodhte tashmë në Spanjë gjatë epokës së hekurit, argumentuan ata.

Veçanërisht, sulmi ndaj vendbanimit, i mbrojtur nga mure mbrojtëse, parapriu ardhjen e Romakëve – të cilët shpesh fajësohen për përshkallëzimin e konfliktit në rajon.

“Analiza e re e mbetjeve skeletore njerëzore nga La Hoya na kujton me shumë forcë se e kaluara prehistorike nuk ishte gjithmonë vendi i qetë që është bërë ndonjëherë të jetë,” tha Fernández-Crespo.  Fl.St/fjala.al

Të fundit

Stuhia Herminia ‘mbërthen’ Francën/ Përmbytje masive në vend, 3 rajone nën alarmin e kuq

Franca është përfshirë nga stuhia Herminia e cila ka sjellë pasojat e para në territorin francez. Sipas autoriteteve, tre rajone...

Shqiptarët, kursimtarë/ BSH: Rreth 81.2 përqind e shqiptarëve janë kursimtarë aktivë

Shqiptarët rezultojnë një popull më kursimtar se vendet e BAshkimit Europian.Banka e Shqipërisë ka publikuar   “Vrojtimin mbi Kulturën Financiare të të Rriturve në Shqipëri”,...

Foto e jetës

Nga Namir Lapardhaja E gjithë përpjekja 3-vjeçare e Berishës, është për të mbërritur te kjo foto. Ai në krah të Edi Ramës. Njëri kreu i përjetshëm...

Al Nassr siguron një super blerje, sulmuesi 21-vjeçar zgjedh Arabinë Saudite

Klubet e mëdha në Europë ndoshta duhet të shqetësohen, pasi një prej sulmuesve më premtues në qarkullim, do i bashkohet se shpejti kampionatit të...

Kanalizimet problematike përmbytin 300 banesa në Durrës, banorët: Situata e përsëritur

Mbi 300 banesa u përmbytën në Durrës pas një rrebeshi shiu, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të kanalizimeve dhe pusetave. Banorët ankohen se...

Lajme të tjera

Web TV