Investimet në Gramsh/Balla inspekton punimet për rikonstruksionin e rrugës në fshatin Çekin: I shërben 1 mijë banorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asnjë çast nuk janë ndalur investimet në dobi të komunitetit në asnjë cep të Shqipërisë, pavarësisht situatës së vështirë ekonomike e shkaktuar nga pandemia apo tërmeti.

Në fshatin Çekin të Gramshit është duke u punuar për rikonstruksionin e rrugës së këtij fshati, e cila do ti shërbejë 1 mijë banorëve të zonës.

Rikonstruksioni përfshin asfaltim, ndriçim, trotuare në një gjatësi prej 3.4 km.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Sociliste Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti Anastas Angjeli dhe Kryetari i Bashkisë Klodian Taçe inspektuan ecurinë e punimeve.

Në fjalën e tij Balla foli edhe për uzinën e dikurshme të armëve në Çekin, për ta shndërruar në funksion të banorëve të kësaj zone.

“Synimi ynë është ta transformojnë këtë uzinë në një mundësi punësimi për banorët e zonës. Këtë uzinë duhet ta përshtasim me nevojat e tregut.

Çekini në këtë mënyrë kthehet në një lagje të Gramshit dhe urbanizimi i saj tashmë do të kthejë tamam në një lagje qyteti.

Gramshi është një kantier punësh publike shumë të mëdha. Ky qytet tashmë është një nyjë lidhëse mes Shqipërisë Lindore dhe Perëndimore.

Gramshi nuk është më një xhep i harruar, por është në krye të vëmendjes së qeverisë”, deklaroi Balla.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV