Ponari: T’i hapet drita jeshile sportit, mbështetje edhe për Ligën Unike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i FSHB-së, (Federatës Shqiptare të Baketbollit), Avni Ponari, i bën apel qeverisë për lejimin e veprimtarive sportive, por edhe për mbështetje. Për shkak të pandemisë së virusit korona, lojërat me dorë, por edhe disiplinat e tjera sportive, përveç futbollit, janë pezulluar. Megjithatë, është koha që kjo të marrë fund, mendon presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari. Duke folur posaçërisht për gazetën “Fjala”, kreu i organizmit që qeveris koshin në vend, pret një sezon më të mirë përtej epidemisë. Shqipëria nuk ka vetëm futboll dhe prandaj ka ardhur koha që edhe sporteve të tjera t’u hapet drita jeshile. Ky është apeli që bën prej disa ditësh presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari.

“Normalisht, sepse unë jam presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe dhe këtë thirrje e kam bërë që opinioni ta dijë se Shqipëria ka edhe basketboll, edhe volejboll, ka edhe gara të tjera sportive”, – ka deklaruar ai fillimisht. “Ajo që është e rëndësishme për të theksuar këtu, është se në mbledhjen e Kryesisë së Federatës, të mbajtur të martën në mbrëmje, vendosëm të fillojmë sa më shpejt kampionatin, – ka vijuar biznesmeni i njohur. – Kuptohet që kjo kërkon që Komiteti Teknik i Ekspertëve, që mbikëqyr situatën e epidemisë, të japë lejen që sporti të rikthehet dhe të hapen sallat sportive për të zhvilluar më pas ndeshjet.” Madje, Ponari thotë se Shqipëria ka mbetur prapa në këtë drejtim.

“Ndeshjet e basketbollit tanimë kanë filluar në të gjithë Evropën, në vendet fqinje, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Greqi, në Turqi, në Itali, – ka kujtuar ai. – Pra, e gjithë Evropa e ka filluar garën sportive dhe nuk ka arsye se pse ne të jemi prapa të tjerëve. Kështu që mendoj, që edhe përmes jush, t’i bëj një thirrje qeverisë që ta shqyrtojë dhe ta shikojë mundësinë e hapjes sa më shpejt të pallateve të sportit dhe të fillojnë sa më shpejt veprimtaritë sportive.” Kreu i organizmit që qeveris koshin në vend pret një sezon më të mirë përtej epidemisë së virusit korona. “Besoj që këto vështirësi do t’i kthejmë në një luftë të fortë sportive, – thotë ai. – Vetë krijimi dhe pjesëmarrja në Ligën Unike do t’i japë një peshë dhe një entuziazëm të ri basketbollit dhe garat do të jenë ndryshe. Në këtë kuadër, garat do të jenë pak ndryshe, ndoshta më mirë dhe kjo do të jetë në interes të sportdashësve dhe të basketbollistëve.”

Lexo edhe :  Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO shqyrton kërkesën për masën e sigurisë

Për Ponarin, edhe interesimi për basketbollin është rritur. “Uroj që ky kampionat të fillojë mbarë dhe vazhdojë mbarë, duke u dhënë sportdashësve gara sportive mjaft të mira, – ka thënë presidenti i FSHB-së. – Rëndësi ka që tani është zgjuar interesi i mediave, sepse kemi pasur kërkesa nga disa media për të transmetuar si ndeshjet e Ligës Unike, ashtu edhe të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit dhe e gjithë kjo më bën entuziast.”

Presidenti i FSHB-së nuk i shikon ekipet e Shqipërisë si inferiore ndaj atyre të Kosovës në Ligën Unike, në ligën e përbashkët midis dy vendeve. “Unë do të thosha që ne do të luftojmë dhe, mendoj se, çdo klub që do të marrë pjesë në këtë veprimtari do të luftojë me dinjitet, për të përfaqësuar denjësisht grupet e tyre sportive, shoqatat e tyre, – ka thënë Ponari. – Kështu që, unë nuk do të them që jemi më poshtë apo më lart me nivel sesa Kosova.” “Mendoj që ndodhemi në një stad të tillë, që ndeshjet do të jenë më të bukura, – ka theksuar 63-vjeçari. – Nuk është hera e parë që përballemi me ekipet e Kosovës. Edhe vitin e kaluar, duke qenë pjesëmarrëse në Ligën Ballkanike, ekipet e Shqipërisë janë ndeshur me ekipet e Kosovës dhe kanë fituar edhe atje, por edhe këtu, në Durrës dhe në Tiranë, prandaj mendoj që do të jenë ndeshje normale.”

Por Ponari kërkon mbështetje edhe nga shteti për pjesëmarrjen në këtë Ligë të përbashkët me Kosovën. “Ne mbështetëm në mbledhjen e së martës të 4 ekipet pjesëmarrëse në Ligën Unike, duke iu mbuluar atyre shpenzimet e udhëtimit, pra, duke u krijuar lehtësira në përballimin e kostove, – thotë ai. – Unë shpresoj që edhe qeveria shqiptare, Ministria e Arsimit dhe Sportit do të mendojë që ta mbështesë këtë Ligë Unike, ashtu sikundër Ministria e Kulturës dhe e Sportit e Kosovës akordoi një fond prej 500000 eurosh për këtë Ligë në Kosovë.” “Mendoj që edhe në Shqipëri do të ketë një zgjim dhe ndoshta të ketë një angazhim për mbështetjen e ekipeve pjesëmarrëse në këtë Ligë të përbashkët”, – ka përfunduar presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Italia i jep “lamtumirën” Spallettit, Azzurrit marrin pikët e para në kualifikueset

Këtë të hënë u zhvilluan disa nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Italia mori 3 pikët e para në grup,...

METODA: Si autoritetet italiane mund të zbardhin vrasjen mafioze të 45 viteve më parë

Hetuesit e Prokurorisë së Palermos, në Itali, kanë zgjedhur teknologjitë e reja për të nxjerrë ADN-në nga një gjurmë e gjetur 45 vjet më...

Barcelona godet në merkato, Lewandowski i dytë kushton… zero euro!

Edhe pse Robert Lewandowski mbetet ende një "makineri" golash pavarësisht moshës së tij, te Barcelona po punojnë në fshehtësi dhe me zgjuarsi për të...

2 km nga kufiri me Serbinë, Kurti inaguron stacionin e ri policor në Zveçan

Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit. Në...

Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive të votimit, por përmes rinumërimit...

Lajme të tjera

Web TV