Propozimet zgjedhore/Gjiknuri: Votat për t’i kaluar i kemi, me opozitën mund të bëjmë disa kompromise nesër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Propozimet e Partisë Socialiste për procesin zgjedhor pritet të shkojnë të hënën për votim në kuvend.

Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri shpjegoi për emisionin “Opinion” këtë platformë dhe mënyrën e renditjes së kandidatëve në fletën e votimit, që sipas Gjiknurit do të bëhet nga partia.

Ai shtoi se në formulën e propozuar nga PS, nuk mund të ndodhë që një deputet i vendosur në listë më poshtë të spostojë të parin e listës. Lidhur me koaliacionet, Gjiknuri tha se nuk e lejon kushtetauta koalicionet e përbëra të propozuara nga PD.

“Qytetari voton për ekipin politik, por brenda ekipit politik ka të drejtë që me votimin e tij ta ndryshojë këtë renditje. Ka një listë me renditje që është preferencë e partisë . Nëse numri 7 merr numrin mesatar të votave për një mandat ai merr automatikisht mandatin, nëse kandidatët që janë të renditur më lart kanë numër më të vogël votash. Le të gjejnë një vend në hapësirën e OSBE- ODIHR që të funksionojë siç thonë këta. Partitë politike do kenë koalicionin e tyre, por me një listë. Ne kemi një diskutim me opozitën parlamentare, mund të bëjmë disa kompromise nesër. Besoj që votat për të kaluar propozimet zgjedhore janë, por ne do të ushtrojmë çdo lloj mundësie për të gjetur kompromis, qoftë me ata brenda edhe me ata jashtë. Ju thamë: gjeni një formulë të kompozimit të koalacionit në një ligj europian dhe hajde diskutojmë edhe për hapejn e listave dhe për koalicionet”, u shpreh ai.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

Lajme të tjera

Web TV