“Reforma Zgjedhore në grackë”, Hajdari e vendosur: Të bojkotojmë çdo mbledhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja Rudina Hajdari pas mbledhjes së Këshillit Politik, tha se nuk do të tërhiqen asnjë centimetër pas. Sipas saj, drafti i Partisë Socialiste nuk mundëson hapjen e listave.

Ajo kërkoi edhe nga deputetët e tjerë të opozitës parlamentare që të bojkotojnë çdo takim, për sa kohë Partia Socialiste nuk tërhiqet.

“Reforma Zgjedhore siç po e shikoni ka filluar të bjerë dhe të futet në grackën që ka rënë gjithmonë. Partitë politike po e përdorin reformën për të fuqizuar veten dhe jo qytetarin dhe kjo është e trishtë.

Thirrja jonë vazhdon të jetë e njëjtë që qytetarët duhet të kenë të drejtën e tyre kushtetuese. Është e trishtë që PS këmbëngul me një draft hileqar që devijon hapjen e listave 100%. Nuk mund ta devijojmë dot këtë debat kaq të rëndësishëm që kërkon të negociojmë me sovranitetin e popullit, sepse sovraniteti i popullit duhet të jetë në parlamentin e ardhshëm.

Nuk ka centimetër pas. I ftoj kolegët e opozitës që të refuzojmë të shkojmë në çdo mbledhje dhe seancë derisa të shqyrtohet drafti jonë. Beteja e tyre është për një pushtet personal kurse e jona për një të ardhshme më të mirë për vendin”, tha ajo./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV