Tirana mbahet, por ndëshkohet në fund, Young Boys gjen golin në minutën e 42-të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje, e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH 1 HD, ka folur bindshëm për vendasit, të cilët në 8 minutat e para, kanë rrezikuar seriozisht 3 herë portën e Bekajt, fillimisht me anë të Sierros, pastaj falë një rrëmuje në zonën bardheblu dhe më pas me Ngalameu, por, më tepër për fat, Young Boys nuk arrin ta gjejë rrugën e rrjetës.

Tirana kundërpërgjigjet vetëm një minutën e 10-të, por dy goditjet e njëpasnjëshme të Kalesë do të neutralizohen nga portieri vendas. Gjysmëora e mbetur e pjesës së parë do të karakterizohet nga rastet e shpeshta dhe gjithnjë e më të rrezikshme të skuadrës vendase, çka u dëshmua edhe nga numri i madh e i pazakontë i goditjeve nga këndi.

Rreziku më i madh për Tiranën ka qenë loja në ajër dhe, atëherë kur po dukej se pjesa e parë po mbyllej me rrjeta të paprekura, helvetët e ndëshkojnë skuadrën shqiptare pikërisht nga një goditje me kokë, me anë të nr. 16, Fasnaht. Me këtë epërsi minimale të Young Boys të Bernës do të mbyllen 45 minutat e para.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Stuhitë përfshijnë jugun e SHBA, dy shtete shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Dy shtete amerikane, Nju Jorku dhe Nju Xhersi, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas stuhive të fuqishme dhe reshjeve...

Gazetarët kundër Kodit të ri Penal/Rama: Rrini të qetë, pa vulën e BE-së drafti nuk kalon

Kritikave të gazetarëve dhe mediave për Kodin e ri Penal, por edhe thirrjes së shoqatave të gazetarëve në mbrojtje të fjalës së lirë pas...

Larg teknologjisë, Izraeli kthehet tek spiunët klasikë për të luftuar Hamasin

E poshtëruar nga sulmi i Hamasit që shkatërroi Izraelin 22 muaj më parë, agjencia e inteligjencës ushtarake të Mosad po i nënshtrohet një rivlerësimi...

Ligj i ri në Britani për lirinë e fjalës, në shënjestër qendrat kulturore kineze

Instituti Konfuci, qendrat e gjuhës dhe kulturës kineze që funksionojnë në disa universitete në Angli, po përballen me sfida serioze për shkak të rregullave...

Përmbytjet godasin SHBA/ Nju Jorku dhe Nju Xhersi shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Stuhi të fuqishme goditën Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara të enjten, duke shkaktuar kaos në të gjithë rajonin. Në Nju Jork dhe Nju Xhersi,...

Lajme të tjera

Web TV