Dhunohet efektivi i Policisë, në pranga katër persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Xh., 37 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit me një shtetas tjetër, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin J. M., 28 vjeç, pasi në rrugën “Prokop Mima”, gjatë kontrollit të mjetit me të cilin qarkullonte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. H., 32 vjeç, pasi në vendin e quajtur “ 2 Çezmat Rrogozhinë”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 g/l.
  2. C., 21 vjeçe, pasi në rrugën “Abdyl Frashëri”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Dy aksidente me autobusë brenda pak orësh, 13 viktima dhe mbi 60 të plagosur

Të paktën 13 persona humbën jetën dhe më shumë se 60 u plagosen në dy aksidente me autobusë në...

“Kursk”, heshtja prej çeliku në fund të detit

12 gusht 2000 - mbytja e nëndetëses bërthamore ruse  Nga Leonard Veizi Deti është një pasqyrë e pafund dhe një gur varri i përjetshëm. Ai ruan...

Analizë/ Si e joshi Pakistani Donald Trump dhe pse kjo shqetëson Indinë

Këtë verë, shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, është shfaqur dy herë në zemër të establishmentit amerikan, duke marrë pritje të ngrohta nga...

Zjarr midis dy reparteve ushtarake në Zall Herr, Vengu: I pakuptimtë

Vatra zjarri ka pasur sot edhe në qarkun e Tiranës. Por ajo që ra më shumë në sy dhe ka ngritur dyshime të fort...

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të...

Lajme të tjera

Web TV