Mblidhet Komisioni i Posaçëm/ PS dhe PD propozojnë emrat për KQZ-në e re

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re. Në këtë institucion janë 12 vende vakante dhe dy partitë më të mëdha në vend dhanë propozimet e tyre.

Pasditen e sotme është mbledhur komisioni i posaçëm për zgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ-së së re.

Partia Socialiste propozoi për kryekomisioner: Bledar Skënderin, Ilirjan Celibashin dhe Ilir Rusmajlin.

Partia Demokratike përmes Oerd Bylykbashit propozoi për zv.komisioner Lealba Pelingun, Agron Haxhimalin dhe Hysen Osmanajn.

Oerd Bylykbashi s’kualifikoi Ilir Rusmajlin, i cili ka qenë më herët ministër i Partisë Demokratike.

Komisioni është zhvilluar me dyer të mbyllura.

 

Pa.Va/Fjala.al