Pasi pranoi se ishte Gay, Gabriel Garko zbulon: Kam qenë i lidhur 11 vite me një mashkull

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i famshëm italian, Gabriel Garko bëri bujë në gjithë botën pas deklaratave ku pranoi se është homoseksual. Lajmi ‘mori dhenë’ dhe u bë viral menjëherë.

Së fundmi, Garko ka zbuluar detaje të reja nga jeta personale duke thënë se ka qenë i lidhur për gati 11 vite me një mashkull tjetër.

“14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Unë e Riccardo jetonim bashkë, por ishte një situatë false. Kur vinin miq në shtëpi, ai në fund të mbrëmjes bënte sikur po ikte dhe sigurisht që më pas kthehej. Kur dilnim apo iknim me pushime, ishim gjithmonë në grup. Por kemi qenë bashkë 11 vite”, ka treguar aktori i famshëm.

Ndërsa kur moderatorja e emisionit, Silvia Toffanin, e ka pyetur se pse ka zgjedhur që ta tregojë vetëm tani, Gabriel është përgjigjur: “Kam qenë aq gjatë në xhirime, saqë në fund vura një personazh”.

“Nëse ke një orientim të caktuar seksual nuk mund të bësh këtë punë, sistemi e kërkon atë dhe për këtë arsye duhet të pretendoni se keni një tjetër. Por sot hoqa maskën. Më në fund pas 3 vitesh e gjysmë që u largova nga seti, kam pasur mundësinë që të qëndroj brenda lëkurës time. E kuptova se nuk isha mirë, kisha nevojë të dilja prej saj”, ka rrëfyer Garko.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

I nxehti, 6 viktima në Itali/ Mjekët: Shkaku i vdekjeve temperaturat e larta

Gjashtë persona kanë humbur jetën në Itali që nga e premtja e kaluar si pasojë e valës së të...

Aksident tragjik në Bulqizë, makina del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:15 në zonën e njohur si “Antena”, në Qafë-Buall të Bulqizës. Sipas informacionit...

“E paska zënë”, modelja shqiptare i përgjigjet ndjekësit për raportin me Butrint Imerin

Modelja dhe influencuesja shqiptare, Melisa, ka reaguar së fundmi ndaj një komenti që ka qarkulluar në rrjete sociale pas paraqitjes së saj në videoklipin...

Bananja “6 milionë dollarëshe” konsumohet për herë të dytë

Bananja e ngjitur në mur me ngjitës, pjesë e veprës së famshme të artistit italian Maurizio Cattelan, e titulluar “Komediani”, u konsumua për herë...

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gaza

Mbi 100 organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut u bënë thirrje qeverive të ndërmarrin veprime urgjente për të ndalur përhapjen e urisë...

Lajme të tjera

Web TV